⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,707 ▲0.01%
DOW 51,367 ▼0.28%
NASDAQ 26,944 ▲0.03%
NAFTA 95.29 ▲3.4%
ARI 4,310 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,510 ▼ -0.02% ETH $2,697 ▲ +0.73% XRP $1.5275 ▲ +1.8% SOL $117.3100 ▲ +2.27%
S&P 500 7,707 ▲0.01 % DOW 51,367 ▼0.28 % NASDAQ 26,944 ▲0.03 % NAFTA 95.29 ▲3.4 % ARI 4,310 ▼0.2 % S&P 500 7,707 ▲0.01 % DOW 51,367 ▼0.28 % NASDAQ 26,944 ▲0.03 % NAFTA 95.29 ▲3.4 % ARI 4,310 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
roze

Një dekadë pas martesës, zbulohet ndryshimi i papritur që bëri Margot Robbie

Margot Robbie ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e saj personale, duke nisur të përdorë zyrtarisht mbiemrin e bashkëshortit, Tom Ackerley, rreth një dekadë pas martesës së tyre.

Aktorja 36-vjeçare u martua me producentin britanik në vitin 2016, pas disa vitesh lidhjeje. Edhe pse gjatë gjithë këtyre viteve ajo ka vazhduar të përdorë publikisht mbiemrin Robbie, dokumentet e fundit tregojnë se tashmë ka bërë ndryshimin zyrtar.

Sipas dokumenteve të publikuara në Companies House për kompaninë e produksionit LuckyChap Entertainment, të cilën Margot e ka bashkëthemeluar me bashkëshortin e saj, emri i aktores figuron tashmë si Margot Ackerley, duke hequr mbiemrin Robbie nga dokumentet e kompanisë.

Çifti themeloi LuckyChap Entertainment në vitin 2014 së bashku me Josey McNamara dhe Sophia Kerr. Kompania kaqenë pas disa projekteve të suksesshme, përfshirë Barbie, Saltburn, I, Tonya, Birds of Prey dhe Maid.

Margot dhe Tom janë ndër çiftet e Hollywood-it që preferojnë ta mbajnë jetën private larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, në vitin 2016, pak kohë pas martesës, Robbie kishte folur për mënyrën se si marrëdhënia e tyre kishte nisur nga një miqësi e gjatë.

“Ne ishim miq për një kohë të gjatë. Unë isha gjithmonë e dashuruar me të, por mendoja: ‘Ai nuk do të më dashurojë kurrë’”, kishte rrëfyer ajo për Vogue.

Çifti u bë gjithashtu prindër në vitin 2024, duke mirëpritur fëmijën e tyre të parë.

Pavarësisht ndryshimit zyrtar të mbiemrit, Margot Robbie vazhdon të njihet profesionalisht me emrin e saj të famshëm, me të cilin ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Hollywood përmes roleve në Barbie, The Wolf of Wall Street, I, Tonya, Suicide Squad dhe Birds of Prey.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.