☁️
Tiranë 13°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,403 ▼0.07%
DOW 49,686 ▲0.32%
NASDAQ 26,091 ▼0.51%
NAFTA 102.49 ▼1.81%
ARI 4,571 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $77,123 ▼ -1.48% ETH $2,137 ▼ -2.32% XRP $1.3935 ▼ -1.78% SOL $85.5600 ▼ -1.26%
S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 102.49 ▼1.81 % ARI 4,571 ▲0.28 % S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 102.49 ▼1.81 % ARI 4,571 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
19 May 2026
Breaking
Politika

Një gjerman në fushatë. Përfaqësuesi i CDU-së, në tur me PD-në

Në Elbasan, këshilltari i Angela Merkel, Hans Joachim Falenski theksoi përpara qytetarëve që morën pjesë në takimet e organizuara nga Partia Demokratike, se programi i Lulzim Bashës është i besueshëm, konkret dhe i zbatueshëm.
Falenski shtoi se ky program është bërë në bashkëpunim me CDU-në gjermane, e se ky program në Gjermani ka dhënë rritje ekonomike dhe ka krijuar vende të reja pune.
“Partia Demokratike, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Conrad Adenauer’ në Shqipëri dhe me Partinë Kristian-Demokrate dhe Kristiansociale në Gjermani, kanë hartuar këtë program ekonomik për një të ardhme më të sigurtë, për më shumë vende pune. Angela Merkel e vërteton çdo ditë në Gjermani që ky program funksionon, sepse çdo ditë e më shumë krijohen vende pune. Prandaj, ky program ekonomik do të funskionojë dhe do të krijojë vende pune. Me qëllim që kjo të bëhet realitet, ju bëj thirrje të votoni më 25 qershor dhe u thoni të gjithë miqve dhe të afërmve tuaj të shkojnë të votojnë. Zgjidhni më 25 qershor kandidatin tuaj, Lulzim Basha dhe Partinë Demokratike, e pastaj rruga për në Europë do të jetë më e shpejtë”, tha Falenski.
Më herët, në takimet e tij në  Kavajë dhe Durres, Falenski theksoi se investimet e huaja janë një domosdoshmëri për zhvillimin e Shqipërisë.
“Cili investitor i huaj do të investonte në Shqipëri, kur këtu nuk ekziston shteti ligjor? Kjo duhet të ndryshohet urgjentisht. Prandaj më 25 qershor ky vend meriton një qeveri me Lulzim Bashën dhe me Partinë Demokratike. Ne besojmë se Lulzim Basha dhe Partia Demikratike do të sigurojnë një shtet ligjor në këtë vend”, është shprehur Falenski.
Aleati gjerman i Bashës, përveçse akuzoi Ramën si personin që e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe qeverisi me persona me rekorde kriminale, tregoi edhe një arsye përse – sipas tij, – shqiptarët nuk duhet ta votojnë.
“Sipas një sondazhi serioz, 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga ky vend për arsye ekonomike. Ata duan të largohen, sepse nuk mund të durojnë më qeverinë Rama. Çfarë rekordi negativ. Por a duhet të thërrasim vetëm Rama, ky është turp? Jo! Qeveria ‘Rama’ duhet të ikë. Kjo është më e thjeshta dhe më e mira”, ka deklaruar këshilltari i Merkelit.
Këshilltari gjerman i CDU-së kishte edhe një mesazh për integrimin europian të vendit.
“I tregoni kartonin e kuq Partisë Socialiste dhe LSI-së. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Europa ka nevojë për këtë ndryshim. Votoni për ndryshimin e qeverisë dhe Shqipëria do të futet më shpejt në Europë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.