🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,757 ▲0.05%
DOW 53,985 ▲0.02%
NASDAQ 26,579 ▼0.1%
NAFTA 82.19 ▲0.07%
ARI 4,446 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,930 ▼ -1.35% ETH $1,876 ▼ -1.25% XRP $1.0038 ▼ -2.62% SOL $75.4300 ▼ -1.46%
S&P 500 7,757 ▲0.05 % DOW 53,985 ▲0.02 % NASDAQ 26,579 ▼0.1 % NAFTA 82.19 ▲0.07 % ARI 4,446 ▲0.6 % S&P 500 7,757 ▲0.05 % DOW 53,985 ▲0.02 % NASDAQ 26,579 ▼0.1 % NAFTA 82.19 ▲0.07 % ARI 4,446 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kronika

Një klikim dhe llogaria bankare bosh! Dy shtetas të huaj pas faqes që dukej si “Posta Shqiptare”

Policia e Shtetit ka finalizuar këtë të hënë, 25 maj, operacionin e koduar “Posta e Rreme 2”, për goditjen e një skeme mashtrimi kompjuterik ndaj qytetarëve shqiptarë.

Sipas hetimeve, shtetas të huaj kishin krijuar faqe të rreme që imitonte faqen zyrtare të Postës Shqiptare.

Përmes dërgimit të mesazheve SMS me linqe mashtruese, ata synonin të përfitonin të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve, me qëllim vjedhjen e parave nga llogaritë e tyre bankare.

Në kuadër të operacionit u arrestua një 22 vjeçar francez, ndërsa u shpall në kërkim një 53 vjeçar gjerman.

Gjatë kontrolleve dhe veprimeve hetimore u sekuestruan celularë, karta SIM, karta bankare dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.


Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos klikojnë në linqe të dyshimta të dërguara me SMS, email apo rrjete sociale, si dhe të verifikojnë gjithmonë burimin zyrtar përpara se të vendosin të dhëna personale apo bankare.

Gjithashtu, qytetarët këshillohen të mos japin kurrë të dhëna sensitive si numra kartash bankare, kode sigurie apo fjalëkalime në faqe të paverifikuara, dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar mashtrimi pranë Policisë së Shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.