☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.77 ▲0.01%
ARI 4,010 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,656 ▼ -1.03% ETH $2,307 ▼ -1.14% XRP $1.2931 ▲ +0.23% SOL $99.6800 ▼ -1.94%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.77 ▲0.01 % ARI 4,010 ▼0.7 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.77 ▲0.01 % ARI 4,010 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Opinion

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Nga Eduard Zaloshnja

Në 24 orët e fundit, zhvillova në sondazh elektronik me 1326 banorë të rritur të vendit, për të testuar përkrahjen për një parti të re që mund të krijohet nën shembullin e subjektit elektoral “Lista e Studentëve” të Serbisë.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit dhe pyetësori u plotësua në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Në përfundim të anketimit, kampioni u kalibrua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike, me marzh gabimi statistikor: +/- 2.7%.

Nga sondazhi rezultoi se pothuaj 1/3 e banorëve të rritur të vendit janë gati të votojnë për një parti të re, nëse krijohet. Ndërkohë, 1/10 nuk janë gati të votojnë as për të e as për ndonjë nga partitë ekzistuese (shihni tabelën e mëposhtme).

Ata që janë gati të votojnë për një parti të re (nëse krijohet), votuan vjet në mënyrë pak a shumë proporcionale për PS-në, PD-ASHM-në, partitë e vogla, ose nuk votuan fare. Kështu, 2 ndër 10 ish-votues të PS-së, 3 ndër 10 ish-votues të PD-ASHM-së, dhe 3 ndër 10 ish-votues të partive të vogla janë gati të votojnë për partinë e re. Gjithashtu, për të janë gati të votojnë edhe pothuaj 6/10 e atyre që nuk votuan fare vjet.

Deti i tërë nga e thëna në të bërë

Teksa 1/3 e të anketuarve thanë se janë gati të votojnë për një parti të re (nëse krijohet), ata nuk e dinë sesi mund të jetë ky subjekt i ri elektoral dhe se cilët mund të jenë drejtuesit e tij.

Para fillimit të protestave të studentëve, një forum intelektualësh u paraqit në media si bërthamë e një subjekti të ri elektoral, por nuk ka qenë fort aktiv. Pas fillimit të protestave të studentëve, një grup pedagogësh u solidarizua me ta, por vetëm tre ditë u mblodhën para universitetit dhe pastaj nuk u mblodhën më.

Vetë studentët janë fare të paorganizuar (ndryshe nga studentët serbë). Ata dolën në protestë para Ministrisë së Arsmit në fillim, por shumë shpejt në krye të tyre dolën kapuçonët me maska që hidhnin gurë dhe që digjnin dyqane, banka dhe institucione. Tani shumë studentë nuk shkojnë në mësim, por as edhe në protesta (aktualisht rreth 117 mijë të rinj janë të regjistruar në universitetet publike e private të Shqipërisë).

“Flamingot” e beharit nuk identifikohen më si të tilla dhe thjesht mund të jenë përzjerë me pjesën jo të dhunshme të protestave aktuale. Një tentativë e tyre për të mbledhur një “Kuvend Kombëtar” në behar dështoi me sukses.

Pra, mbetet të shihet nëse do të dalë një grup i ri, që ta bindë 1/3 e shqiptarëve se e meriton votën e tyre…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.