☁️
Tiranë 28°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,625 ▼0.17%
DOW 51,568 ▼0.41%
NASDAQ 26,390 ▼0.11%
NAFTA 97.80 ▲0.59%
ARI 4,383 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $80,689 ▲ +5.06% ETH $2,573 ▲ +4.06% XRP $1.3768 ▲ +4.96% SOL $109.8400 ▲ +7.95%
S&P 500 7,625 ▼0.17 % DOW 51,568 ▼0.41 % NASDAQ 26,390 ▼0.11 % NAFTA 97.80 ▲0.59 % ARI 4,383 ▼0.37 % S&P 500 7,625 ▼0.17 % DOW 51,568 ▼0.41 % NASDAQ 26,390 ▼0.11 % NAFTA 97.80 ▲0.59 % ARI 4,383 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Politika

Një “pasqyrë” për çmimet, Rama-furnitorëve: Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë!

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe ministri i Financave Petrit Malaj zhvilluan një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, ku u prezantua “Pasqyra e Çmimeve”, platforma e re digjitale që synon të rrisë transparencën dhe t’u mundësojë qytetarëve të krahasojnë çmimet e produkteve.

Platforma pritet të nisë së shpejti në një fazë pilot. Ajo do të mbledhë të dhëna për çmimet reale të produkteve në pikat e shitjes, duke përfshirë TVSH-në, njësinë matëse, barkodin, adresat e dyqaneve dhe, sipas standardeve që do të përcaktohen, edhe informacionin nëse një produkt është apo jo në stok.

Gjatë takimit, kryeministri Rama kërkoi bashkëpunimin e supermarketeve dhe furnitorëve për vendosjen në funksion të platformës, duke theksuar se qëllimi nuk është përcaktimi i çmimeve apo kufizimi i fitimeve, por krijimi i një tregu më transparent për konsumatorin.

Eksperiencat që janë analizuar tregojnë që supermarketet kanë gjetur një gjuhë të përbashkët me qeveritë e caktuara”, u shpreh Rama.

Më tej, shefi i qeverisë tha se vetëm një nga aktorët e pranishëm ishte përgjigjur deri në atë moment, ndërsa u bëri thirrje të tjerëve të përfshihen në proces.

Vetëm një aktor këtu i pranishëm u përgjigj, të tjerët u zhdukën. Besoj jeni të vetëdijshëm që po fitoni më shumë se sa e mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona, që nuk është as Kina e as Amerika e ku ky kapitalizmi agresiv ka filluar të bëhet shqetësues.

Rama kërkoi që supermarketet të angazhohen konkretisht në fazën e parë të projektit, duke dorëzuar të dhënat për produktet dhe pikat e shitjes.

Të angazhohemi bashkarisht, jo në parim, por konkretisht! Ju të formoni rrjetin e pikave tuaja të shitjes, për të marrë pjesë në një fazë të parë pilot dhe të niset transmetimi i të dhënave. Të dorëzohet lista e produkteve që përputhen me kategoritë e kësaj faze, me bar cod, me njësi matëse. Kështu, produktet të jenë të krahasueshme. Të ekspozohet lista e plotë e të gjitha dyqaneve dhe adresave. Platforma të marrë çmimin real final për konsumatorin, me TVSH, dhe të dallojë qartë çmimin normal.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përditësimit të të dhënave, në mënyrë që qytetarët të kenë një informacion sa më të saktë për çmimet dhe disponueshmërinë e produkteve.

Të përcaktohet një standard se sa shpejt ndryshojnë çmimet dhe të përcaktohet nëse platforma të tregojë edhe kur produkti nuk do të jetë në stok. Për qytetarin, ka ardhur koha të jetë shumë e thjeshtë, të shikojë, të krahasojë dhe të zgjedhë. Jo të jetë në errësirë dhe të përballet me çfarë i nxjerr rruga dhe të mos ketë një pasqyrë konkurrence. Do ju lutesha të binim dakord për këto gjëra, askush nuk po thotë që do përcaktojmë çmimet apo se ju nuk do nxirrni fitime, por ka ardhur momenti ta shikojmë njëri-tjetrin në sy”, deklaroi Rama.

Në fund, kryeministri iu drejtua furnitorëve duke kërkuar që fitimet të mos rëndojnë më tej mbi konsumatorët.

Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë!”, u tha ai furnitorëve, duke paralajmëruar se nëse “i ngarkojnë qytetarët, do t’i hapin punë vetes”.

Rama theksoi se fokusi i kësaj nisme janë produktet jetike për konsumatorët, dhe jo produkte si deodorantët.

Ndërsa ministri i Financave, Petrit Malaj, shpjegoi se përmes analizës së të dhënave qeveria synon të kuptojë më qartë mënyrën se si formohet çmimi, nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori.

Ne duam të kuptojmë marzhet që krijohen në zinxhirin e formimit të çmimit, që nga momenti i prodhimit deri te konsumatori i fundit, apo nga importi deri te konsumatori i fundit. Në radhë të parë duam të kuptojmë marzhet ku ne mund të ndërhyjmë me politikat tona fiskale, që të lehtësojmë sadopak barrën për konsumatorin.

Malaj shtoi se analiza do të ndihmojë edhe në identifikimin e sektorëve që përbëjnë zinxhirin e çmimit dhe në vlerësimin nëse marzhet janë të arsyeshme apo abuzive.

Nga ana tjetër duam të kuptojmë cilët janë sektorët që formojnë zinxhirin dhe nëse marzhet janë abuzuese. Duke bërë një analizë të marzheve, edhe vetë ne kemi një informacion më të thelluar dhe të qartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.