Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në zonën e Katund Sukthit në Durrës, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje një sipërfaqe toke në zonën e Katund Sukthit, në Durrës.
Sipas raportimeve, pas marrjes së njoftimit, në terren janë angazhuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të izoluar dhe shuar flakët.
Falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, zjarri është vënë nën kontroll. Aktualisht po punohet për shuarjen përfundimtare të vatrave dhe për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.