☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.95 ▲1.91%
ARI 3,976 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,336 ▼ -3.49% ETH $2,230 ▼ -4.02% XRP $1.2468 ▼ -3.47% SOL $96.5200 ▼ -4.09%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.95 ▲1.91 % ARI 3,976 ▼1.38 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.95 ▲1.91 % ARI 3,976 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

“Një shembull solidariteti”: Drejtoria e Transportit Rrugor mbulon 100% taksën vjetore për 7204 mjete të transportit të pasagjerëve

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të mbulojë 100% taksën vjetore (TVMP), për gjithë vitin 2020, për 7204 mjete të transportit rrugor të pasagjerëve.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, cili e ka cilësuar këtë si një shembull të shkëlqyer solidariteti.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sjell një shembull të shkëlqyer solidariteti nga DPSHTRR për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve”, është shprehur Rama.

“Një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (TVMP), për gjithë vitin 2020, për 7204 mjete!”, ka nënvizuar Rama

“Nga kjo paketë solidare e DPSHTRR-së në vlerën 170 194 500 lekë përfitojnë 7 204 mjete të kategorisë: autobus (mbi 8+1), transport qytetës, transport rrethqytetës, transport ndërqytetës, shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit), ndërkombëtar të rregullt, transport për personel, transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit”, ka shtuar Rama.

Rama ka theksuar se, “ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë”.

“Institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi”, ka thënë Rama.

Rama ka shtuar se, “ata që i kanë paguar, do të kompensohen në momentin e pagesës së TVMP pasardhëse”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.