Një tjetër dokument nga serverët e PS-së: Veliaj dhe Spiropali në listën e internimeve

Zbulohet një tjetër dokument që dyshohet se është vjedhur nga serverët e Partisë Socialiste gjatë sulmit të hakerëve iranianë dhe koreano-veriorë. Dokumenti, i datës 24 nëntor 2026, paraqitet si vendim i Këshillit të Ministrave për ngritjen e Komisionit Qeveritar të Dëbim-Internimeve. Në krye të listës së parë për internim figurojnë Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali. Më poshtë botojmë tekstin e plotë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I MINISTRAVE
VENDIM
Nr. extra, datë 24.11.2026
PËR NGRITJEN E KOMISIONIT QEVERITAR TË DËBIM-INTERNIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetuese dhe në përgjigje nevojave të kohës, me qëllim ruajtjen e unitetit të Partisë, forcimin e disiplinës së brendshme dhe parandalimin e shfaqjeve të huaja në gjirin e mazhorancës, me propozim të Kryeministrit,
KËSHILLI I MINISTRAVE VENDOSI:
1. Ngritjen e Komisionit Qeveritar të Dëbim-Internimeve, si organ i përhershëm pranë Kryeministrisë.
2. Komisioni shqyrton rastet e zyrtarëve që shfaqin prirje për mendim të pavarur, ambicie të pakontrolluara, kontakte të papërshtatshme apo luhatje në qëndrimin ndaj udhëheqjes.
3. Në listën e parë të personave që i nënshtrohen masës së internimit përfshihen:
a) Erion Veliaj;
b) Elisa Spiropali.
1. Meritat e mëparshme, kontributet në fushata, deklaratat e besnikërisë dhe fotografitë me udhëheqjen nuk përbëjnë rrethana lehtësuese.
2. Komisioni ngarkohet të përcaktojë vendin dhe kohëzgjatjen e internimit, në varësi të shkallës së pendesës dhe nevojave politike të momentit.
3. Lista e personave që i nënshtrohen kësaj mase mbetet e hapur.
4. Vendimet e Komisionit janë të formës së prerë, përveç rasteve kur udhëheqja ndryshon mendim.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe, sipas rastit, edhe me fuqi prapavepruese.
KRYEMINISTRI



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.