☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,736 ▲0.34%
DOW 53,985 ▲0.19%
NASDAQ 26,564 ▲0.82%
NAFTA 76.91 ▼0.49%
ARI 4,412 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $65,280 ▲ +1.42% ETH $1,932 ▲ +1.37% XRP $1.0404 ▼ -0.58% SOL $74.2000 ▲ +1.38%
S&P 500 7,736 ▲0.34 % DOW 53,985 ▲0.19 % NASDAQ 26,564 ▲0.82 % NAFTA 76.91 ▼0.49 % ARI 4,412 ▲2.62 % S&P 500 7,736 ▲0.34 % DOW 53,985 ▲0.19 % NASDAQ 26,564 ▲0.82 % NAFTA 76.91 ▼0.49 % ARI 4,412 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Teknologji

Njoftimet për media po bëhen burim gjithnjë e më i rëndësishëm për IA-në

Mënyra se si kompanitë publikojnë informacionet e tyre online po ndryshon bashkë me mënyrën se si publiku kërkon përgjigje. Krahas Google dhe mediave sociale, ChatGPT, Claude dhe platforma të tjera të inteligjencës artificiale po përdoren gjithnjë e më shumë për të kërkuar informacione rreth kompanive, produkteve dhe zhvillimeve të fundit.

Kjo po i jep një rol tjetër edhe njoftimeve për media. Një raport i publikuar nga Notified dhe PRWeek, me titull “AI Is Your Audience: Making Your Content Soar”, tregon se përmbajtjet që kompanitë publikojnë në media përmes njoftimeve po bëhen pjesë e rëndësishme e burimeve që sistemet e IA-së përdorin për të krijuar përgjigje.

Raporti mbështetet në analizimin e më shumë se 250,000 njoftimeve për media dhe afro 250 milionë citimeve të IA-së. Nga këto të dhëna, Notified ka identifikuar katër elemente që ndikojnë në mundësinë që një përmbajtje të përzgjidhet: struktura, origjinaliteti, autoriteti dhe aktualiteti.

Pse inteligjenca artificiale i përdorë këto përmbajtje?

Arsyeja lidhet në masë të madhe me mënyrën se si shkruhet një njoftim për media. Në një tekst të tillë zakonisht përcaktohen qartë kompania, personat e përfshirë, data, produkti ose zhvillimi që po prezantohet dhe të dhënat që e mbështesin informacionin.

Sipas raportit të Notified dhe PRWeek, përmbajtjet që paraqesin qartë faktet, përfshijnë të dhëna origjinale dhe mbështeten në burime të identifikueshme kanë më shumë mundësi të përzgjidhen dhe të citohen në përgjigjet e IA-së. Aktualiteti është elementi tjetër: përmbajtjet duhet të përditësohen dhe të mbeten relevante me kalimin e kohës.

Studimi gjeti gjithashtu se njoftimet për media shfaqeshin dukshëm më shpesh kur përdoruesit kërkonin informacione për zhvillimet dhe trendet e një industrie sesa në pyetjet e tipit “cilat janë më të mirat”.

Pra, njoftimi zyrtar mund t’i japë IA-së informacionin bazë për një kompani, ndërsa raportimi në media dhe burimet e identifikueshme vazhdojnë të luajnë rol të madh në mënyrën se si ai informacion konfirmohet dhe prezantohet.

Prania mediale po bëhet më e rëndësishme

Për vite me radhë, rezultatet e marrëdhënieve me publikun janë matur kryesisht përmes numrit të publikimeve në media, shikimeve apo klikimeve. Me rritjen e kërkimit përmes IA-së, kësaj liste po i shtohet edhe një element tjetër: a po përdoret informacioni i kompanisë kur IA-ja formulon një përgjigje?

Nëse përdoruesi po kalon nga kërkimi i një liste me rezultate te kërkimi i një përgjigjeje të drejtpërdrejtë, atëherë kompanitë duhet të mendojnë edhe për informacionin mbi të cilin ndërtohet ajo përgjigje.

Në këtë ndryshim, njoftimet për media po marrin një funksion shtesë: po shndërrohen në burime të strukturuara që sistemet e Inteligjencës Artificiale mund t’i gjejnë, verifikojnë dhe përdorin në përgjigjet e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.