☁️
Tiranë 15°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 93.19 ▲1.46%
ARI 4,195 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,080 ▼ -0.72% ETH $2,523 ▼ -0.57% XRP $1.3691 ▼ -2.76% SOL $108.5800 ▼ -2.45%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.19 ▲1.46 % ARI 4,195 ▼0.51 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.19 ▲1.46 % ARI 4,195 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – OKB: “El Niño” rrezikon të shtojë urinë për 49 milionë njerëz, paralajmërohet thellim i varfërisë

– Fenomeni klimatik “El Niño” mund të përkeqësojë pasigurinë ushqimore në dhjetëra vende të botës, ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, rrezikon të çojë miliona njerëz të tjerë në varfëri, paralajmëroi agjencia e Kombeve të Bashkuara, sipas “The Guardian”.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), “El Niño” i viteve 2026–2027, mund të rrisë me të paktën 49 milionë numrin e njerëzve që përballen me pasiguri akute ushqimore deri në fund të vitit 2027, në 45 vende të prekura.

“El Niño” është një fenomen klimatik që lidhet me ngrohjen periodike të ujërave të Oqeanit Paqësor tropikal.

Ai mund të ndryshojë modelet e reshjeve dhe temperaturat në pjesë të ndryshme të botës, duke shkaktuar thatësira, përmbytje dhe dëme në bujqësi.

Këto pasoja mund të ulin prodhimin e ushqimeve dhe të vështirësojnë furnizimin e popullsisë.

Paralelisht, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) ka paralajmëruar se rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, së bashku me kostot e larta të huamarrjes dhe goditjet klimatike, mund të përkeqësojë varfërinë në mbarë botën.

Sipas analizës së PNUD-it, nëse rritja e çmimeve do t’u kalonte plotësisht konsumatorëve, rreth 130 milionë njerëz të tjerë mund të binin në varfëri gjatë vitit 2026.

Administratori i organizatës, Alexander De Croo, e ka përshkruar ndërthurjen e këtyre faktorëve si një “stuhi të përsosur”.

Paralajmërimet nënvizojnë se pasojat klimatike dhe ekonomike, mund të përforcojnë njëra-tjetrën, duke vështirësuar aksesin në ushqim, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta dhe komunitetet që varen nga bujqësia.

WFP dhe PNUD theksojnë se shifrat përfaqësojnë skenarë dhe vlerësime të rrezikut.

Ato nuk nënkuptojnë se të gjithë personat e përmendur, janë aktualisht të uritur apo se rënia në varfëri është e pashmangshme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.