☁️
Tiranë 15°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 93.20 ▲1.47%
ARI 4,196 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,947 ▼ -0.74% ETH $2,513 ▼ -0.86% XRP $1.3649 ▼ -3.1% SOL $108.1600 ▼ -2.58%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.20 ▲1.47 % ARI 4,196 ▼0.49 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.20 ▲1.47 % ARI 4,196 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti takon senatorët amerikanë në Prishtinë, kërkon mbështetje për NATO-n dhe bazën e përhershme të Bondsteel-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të hënën në Prishtinë senatoren amerikane Jeanne Shaheen dhe senatorin Dick Durbin, me të cilët ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sigurinë dhe zhvillimet politike e ekonomike në vend.

Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se takimi me dy senatorët amerikanë vjen pas atij të zhvilluar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në fillim të këtij viti. Ai ka theksuar se Shaheen dhe Durbin e kanë uruar për mandatin e ri qeverisës dhe zgjedhjen e presidentes së Kosovës, që sipas tij kanë rikthyer stabilitetin e plotë institucional në vend.

Kurti ka vlerësuar se të dy senatorët kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme për Kosovën dhe kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

Gjatë takimit, kryeministri ka bërë të ditur se ka kërkuar përkrahjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për shndërrimin e kampit ushtarak Bondsteel në bazë të përhershme ushtarake amerikane.

Duke folur për sigurinë, Kurti ka thënë se paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, por ka shprehur shqetësim për veprimet dhe deklaratat kërcënuese të Serbisë.

Ai ka përmendur edhe raportet ndërmjet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe Milan Radoiçiqit, të cilin e ka cilësuar si “kryekriminel terrorist”./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.