Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 09 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.38 ▼3.2%
ARI 4,282 ▼1.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,053 ▼ -2.02% ETH $1,658 ▼ -1.59% XRP $1.1417 ▼ -2.89% SOL $65.4300 ▼ -2.82%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.38 ▼3.2 % ARI 4,282 ▼1.87 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.38 ▼3.2 % ARI 4,282 ▼1.87 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Kosova

Nuk ka fakte për trafikim organesh

Nuk ka fakte për trafikim organesh dhe krim të organizuar në raportin e prokurorit special, Clint Williamson, por priten të arrestohen 6 përkatësisht 10 ish­pjesëtarë të UÇK­së. Kështu raportojnë mediat në Serbi.

prokurori

Edhe pse vizita e djeshme e prokurorit amerikan Clint Williamson kaloi në heshtje, mediat serbe sot veç kanë nisur të lajmërojnë se raporti i tij nuk do të ketë fakte për tregti me organet njerëzore në Kosovë, për krim të organizuar e as për përgjegjësi komanduese të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK­së.Kështu shkruan e përditshmja Danas duke u thirrur në burimet diplomatike nga Brukseli.

Sipas të njëjtave burime Williamson mund të ngrisë aktakuzë kundër “gjashtë deri dhjetë” ish- pjesëtarëve të UÇK­së për krime lufte ndaj civilëve serbë.

Zona e Radoniqit, Kleçkës, Zoçishtës dhe Bellaqevcit afër Prishtinës, janë disa nga terrenet ku dyshohet se prokurori ka hasur në fakte për krime lufte. Dhe për këtë dyshohen politikanë të lartë në Kosovë, disa prej të cilëve janë akuzuar edhe më herët, raporton “Danas”.

“Fakte të zbehta” cilësohen akuzat, për tregti me organe, rasti i shtëpisë së verdhë, i ngritur dy vite më parë nga ish deputeti i Këshillit të Evropës, Dick Marty, E po aq të zbehta cilësohen edhe lidhjet e UÇK­së së me këto krime, që nënkupton se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është në listën e të dyshuarve, raporton “Danas”.

Ndryshe, Bashkimi Evropian do ti ndajë edhe rreth 300 milionë euro për formimin e Gjykatës speciale për krime lufte në Kosovë, ku do të punësohen rreth 150 gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.