☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.12 ▲1.11%
ARI 4,444 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,126 ▼ -0.43% ETH $2,461 ▼ -0.95% XRP $1.3915 ▼ -1.87% SOL $101.4800 ▼ -1.83%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.12 ▲1.11 % ARI 4,444 ▼0.37 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.12 ▲1.11 % ARI 4,444 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
10 Sep 2026
Breaking
Politika

“Nuk kanë më numrat e dikurshëm”, analisti zbulon arsyen e dhunës në protestë: Organizatorët dhe pagatorët nuk janë

Protesta, e cila ishte thirrur të enjten para Kuvendit u shoqërua me akte dhune ndaj efektivëve të Policisë. Efektivët e policisë u qëlluan me gurë dhe vezë, ndërsa disa prej tyre u gjakosën.

Analisti Martin Leka, i ftuar në “News Line” u shpreh se aktet e nervozizmit vijnë për shkak se organizatorët e protestës e shikojnë se numrin i pjesëmarrjes ka rënë me ritme të shpejta.

Ai theksoi se veprimet e dhunshme janë të dënueshme nga të gjithë dhe të papranueshme në një vend demokratik. Sipas tij, agresiviteti i shfaqur në protestë tregon se edhe ajo është në fundin e vet.

“Ndoshta është nervozizmi i numrit të protestuesve. Nuk ka më numrat e dikurshëm, madje ka numrat simbolikë, që nuk e kalojnë shifrën e 1000 personave dhe organizatorët e protestës dhe pagatorët e tyre nuk janë të kënaqur dhe kanë shenja nervozizmi.

Aktet e dhunës janë akti i fundit e një protestë, që tregon edhe fundin e vet. Çdo akt dhunë i protestës është medalje për Edi Ramën dhe për pushtetin. Aktet dhunshme janë të dënueshme nga të gjithë.

Në çdo rast aktet dhunshme janë të dënueshme, ndaj them se janë si një dekoratë për kryeministrin Edi Rama. Tani për tani janë aktet e fundit dhe me aktin e dhunës ndaj forcave të rendit, gjuajtjes me gurë dhe sende të forta ndaj policisë, është një akt i dënueshëm”, tha ai.

Analisti u shpreh se protesta në fillimet e saj ka patur në përbërjen e saj disa grupime dhe tani ka mbetur vetëm pjesa e “anarkistëve”, të cilët duan të marrin pushtet me dhunë.

“Protesta ka disa grupime të ndryshme dhe unë mendoj se tani në fund ka mbetur grupimi anarkik, i cili kërkon më çdo kusht anarki dhe pushtet me dhunë. Këtë janë bërë si një sekt i dhunshëm. Janë si një degë e dhunës së PD dhe po ta lidh pak me PD, unë mendoj se të gjithë personazhet që njohim në protestë kanë një lidhje me PD”, theksoi ai.

Gjatë diskutimit në studion, Leka u shpreh se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është politikani më hipokrit dhe nuk i beson më askush. Ai pohoi se Berisha kërkon të përfitojë nga protesta dhe përmes saj tenton të krijojë tensione ndaj Kuvendit dhe mazhorancës.

“Sali Berisha është treguar dhe sot është treguar njeriu më hipokrit i politikës  nga ana  tjetër kërkon të mbyllet parlamenti, por nga ana tjetër nuk e dorëzon mandatin e deputetit. PD është si një degë e protestë, që kërkon të përfitojë nga protesta. Përmes saj, kërkon të krijojë tension ndaj Kuvendit dhe ndaj mazhorancës, por tashmë përmes liderit të vet, që është një politikë hipokrizie , e cila nuk besohet edhe nga ata vetë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.