VMRO-DPMNE kundër LSDM-së: Pagat po rriten, inflacioni më i ulëti në rajon
Partia në pushtet thotë se opozita nuk dëshiron t'i lexojë të dhënat zyrtare: rritja ekonomike është mbi 3 për qind për të dhjetin tremujor radhazi, ndërsa çmimet e derivateve të naftës janë më të ulëtat në rajon.
VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së, raporton Alsat. Sipas partisë maqedonase në pushtet, opozita nuk dëshiron t’i lexojë të dhënat dhe treguesit zyrtarë se pagat në të gjithë sektorët po rriten.
“Flasin për shtrenjtimin e çmimeve, por nuk shohin se inflacioni në Maqedoni është më i ulëti në vendet e rajonit dhe shumë më poshtë mesatares evropiane. Ndërkohë, rritja ekonomike, për të dhjetin tremujor radhazi që kur VMRO-DPMNE udhëheq qeverinë, është mbi 3 për qind. Edhe në kulmin e krizës globale energjetike, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, me masat dhe aktivitetet konkrete që ka ndërmarrë, po arrin t’i mbajë çmimet e derivateve të naftës në nivelin më të ulët krahasuar me vendet e rajonit”, reagon VMRO-ja.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.