🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲0%
ARI 3,515 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,997 ▲ +0.93% ETH $1,724 ▲ +2.19% XRP $0.9265 ▼ -0.37% SOL $70.3800 ▼ -0.2%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Për më shumë se tre muaj Tetova është pa karrotrec

Mungesa e karrotrecit ka shtuar parkimet vend e pa vend, ndërsa policia ka shqiptuar rreth 2.500 gjoba nga janari e deri më sot; komuna thotë se mjeti është në riparim dhe do të rregullohet brenda javës.

Mungesa e karrotrecit, e njohur si “merimanga”, për më shumë se tre muaj në qytetin e Tetovës ka bërë që të shtohet numri i makinave që parkohen vend e pa vend, raporton Alsat. Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme, për periudhën nga janari e deri ditën e sotme janë ndërmarrë rreth 2.500 masa ndaj shoferëve që kanë parkuar makinat gabimisht. Sipas policisë, mungesa e shërbimit të merimangës vështirëson punën në terren.

“Në kontrollet e rregullta dhe të intensifikuara, pjesëtarë të SPB-së dhe stacioneve të tjera kanë shqiptuar rreth 2.500 gjoba për llojet e ndryshme të keqparkimeve. Kryesisht problem i veçantë është edhe mungesa e mjetit special të merimangës, e cila e rëndon edhe më shumë punën në terren, por si sektor mundohemi t’i shfrytëzojmë rregullat e reja në komunikacion, ku gjatë regjistrimit të automjeteve është i detyrueshëm edhe numri i telefonit, me çka na ndihmon në gjetjen e personit që ka parkuar për afat më të gjatë makinën”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Komuna e Tetovës mungesën e shërbimit të merimangës e arsyeton me defektin që ka automjeti i komunës. “Sipas informatave që morëm nga parkingu i qytetit, merimanga e ndërmarrjes është në riparim dhe na treguan se brenda javës do të rregullohet. Ndërsa na treguan se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë plan për të siguruar edhe dy merimanga tjera që do të jenë në shërbim të qytetit”, deklaroi Besarta Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Si pasojë e makinave të parkuara, sidomos nëpër trotuare, kalimtarët janë të detyruar të ecin në mes të rrugës. Tetova ka pasur deri para rreth katër muajsh tre merimanga, dy nga të cilat ishin private, por që me koncesion ishin të angazhuara nga komuna; me skadimin e kontratës, qyteti mbeti pa asnjë, thekson Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.