☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,763 ▼0.02%
DOW 51,798 ▼0.48%
NASDAQ 27,210 ▲0.33%
NAFTA 91.20 ▼1.27%
ARI 4,378 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,501 ▲ +0.73% ETH $2,750 ▲ +0.04% XRP $1.5719 ▲ +5.17% SOL $117.8900 ▲ +0.37%
S&P 500 7,763 ▼0.02 % DOW 51,798 ▼0.48 % NASDAQ 27,210 ▲0.33 % NAFTA 91.20 ▼1.27 % ARI 4,378 ▼0.14 % S&P 500 7,763 ▼0.02 % DOW 51,798 ▼0.48 % NASDAQ 27,210 ▲0.33 % NAFTA 91.20 ▼1.27 % ARI 4,378 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Bota

OKB – Lula: Besueshmëria ndaj organizmit botëror në rrezik

NJU JORK, 22 shtator /ATSH-DPA/ -Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin veprime më vendimtare përballë konflikteve ndërkombëtare, gjatë fjalimit të tij në hapjen e debatit të përgjithshëm në Nju Jork.

“OKB-ja po dështon në një nga detyrat e saj më të rëndësishme; çlirimin e njerëzimit nga murtaja e luftës. Besueshmëria e saj nuk ka qenë kurrë më e dobët”, deklaroi Lula.

Presidenti brazilian shprehu keqardhje për aftësinë e kufizuar të OKB-së për të mbrojtur njerëzit më të pambrojtur dhe kritikoi “ngërçin” në Këshillin e Sigurimit.

Ai bëri thirrje për negociata që t’u jepet fund luftërave dhe për një rol më të fuqishëm të OKB-së në dialog dhe ndërmjetësim.

Duke bërë një kritikë të tërthortë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, Lula mbështeti bashkëpunimin ndërkombëtar në vend të pranisë ushtarake.

“Nuk kemi nevojë për aeroplanmbajtëse që patrullojnë ujërat tona. Kemi nevojë për bashkëpunim për të ndaluar rrjedhën e armëve dhe parave që furnizon krimin e organizuar”, tha ai.

Lula theksoi se Brazili nuk do të hiqte dorë nga përgjegjësia për mbrojtjen e kufijve të tij.

Deklaratat e tij u bënë në një kohë kur marrëdhëniet mes Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të tensionuara.

Uashingtoni ka cilësuar si organizata terroriste banda braziliane të trafikut të drogës, përfshirë “Comando Vermelho” (CV).

Ndërsa zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 4 tetor, Lula paralajmëroi gjithashtu kundër ndërhyrjeve të huaja.

“Brazili nuk është oborri i pasmë i askujt”, tha presidenti, i cili gjatë javëve të fundit ka shprehur shqetësime për ndikimin e mundshëm të huaj në procesin zgjedhor.

Rivali kryesor i Lulës është senatori Flavio Bolsonaro, nga partia e djathtë PL.

Djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro u prit nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në muajin maj.

Jair Bolsonaro, i cili drejtoi Brazilin nga viti 2019 deri në vitin 2022, u dënua me më shumë se 27 vjet burg për rolin e tij në një përpjekje për grusht shteti.

Për arsye shëndetësore, ish-ushtaraku po e vuan aktualisht dënimin në arrest shtëpie. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.