🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.57 ▲1.33%
ARI 4,214 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,874 ▼ -0.47% ETH $2,699 ▼ -1.04% XRP $1.5144 ▲ +0.15% SOL $119.6400 ▼ -0.1%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.57 ▲1.33 % ARI 4,214 ▲0.83 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.57 ▲1.33 % ARI 4,214 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Arte

Oktoberfest në Tiranë, arti dhe kultura gjermane pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Nën sloganin “Culture Connects Us All”, Tirana bëhet pjesë e një jave të dedikuar kulturës, artit dhe traditave gjermane.

Nga ritmet elektronike të DJ-ve dhe atmosfera e Oktoberfest-it, te ekspozitat, arti bashkëkohor, gastronomia, kultura urbane dhe traditat gjermane, Java Kulturore Gjermane 2026 sjell një program të pasur dhe të larmishëm për publikun. Që kur nisën Javët Kulturore Ndërkombëtare, java e parë e tetorit i është rezervuar “tetorit gjerman”, duke qenë se në 3 tetor gjermanët festojnë Ditën e Unitetit Gjerman.

Prej datës 2 deri më 6 tetor, Tirana do të marrë ritmin gjerman përmes muzikës, artit, shijeve dhe aktiviteteve që synojnë të sjellin më pranë publikut kulturën gjermane, duke krijuar një hapësirë të përbashkët komunikimi dhe shkëmbimi kulturor.

Java nis me DIHA-Oktoberfest, më 2 tetor, nga ora 19:00 deri në 00:00. Eventi sjell në Tiranë atmosferën tradicionale bavareze të “Wiesn”, me birrë gjermane, ushqime tipike bavareze, muzikë live dhe një pistë kërcimi në një ambient festiv të dekoruar me ngjyrat karakteristike blu dhe të bardha.

Më 3 tetor, nga ora 11:00 deri në 13:00, Street Festival do të sjellë në Sheshin Rekreativ të Pazarit të Ri një atmosferë të veçantë gjermane.

Vizitorët do të kenë mundësi të njihen me aktivitetet e organizatave gjermane, të informohen mbi mundësitë për studime dhe bursa në Gjermani, si dhe të zbulojnë më shumë rreth bashkëpunimit gjermano-shqiptar. Specialitetet kulinare, buka e freskët, birra vendase dhe muzika live nga grupi Gaudiblosn i Mynihut do të plotësojnë atmosferën festive.

Po më 3 tetor, nga ora 18:00 deri në 00:00, Parku Europa do të shndërrohet në një hapësirë të kulturës urbane me eventin “Berlini takohet me Tiranën”.

Një nga aktivitetet kryesore të Javës Kulturore Gjermane 2026 do të ndërthurë muzikën elektronike të frymëzuar nga skena e klubeve të Berlinit me estetikën gjermane dhe mikpritjen shqiptare.

Programi i Javës Kulturore Gjermane vijon më 6 tetor, në orën 19:00, me hapjen e ekspozitës multimediale “Përtej Shkatërrimit”, në Vila 31 x Art Eplora.

E krijuar nga fotografi dokumentar Ilir Tsouko dhe shkrimtarja Anja Troelenberg, ekspozita trajton krizën klimatike përmes historive personale të komuniteteve të prekura nga fatkeqësitë mjedisore. E përshtatur për realitetin shqiptar, ekspozita synon të nxisë dialogun dhe reflektimin mbi ndryshimet klimatike, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.