Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet e dhëna më herët nga GJKKO për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.
Gëzim Bakalli u dënua me 19 vite burg me gjykim të shkurtuar 12 vite e 8 muaj ndërsa Erjon Loci u dënua me 12 vite ndërsa në aplikim të gjykim të shkurtuar me 8 vite burg.
Ata ishin pjesë e një grupi kriminal që gjatë viteve 2018-2024 trafikuan drejt Zvicrës sasi të mëdha droge që vinin nga Amerika Latine dhe Gjermania.
Bakalli ka qenë drejtues dhe financues ku SPAK ka dokumentuar 15 episode ndërsa Loci e ka ndihmuar në të paktën 6 raste të trafikimit të drogës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.