☁️
Tiranë 30°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,668 ▲1.01%
DOW 52,537 ▲0.91%
NASDAQ 26,386 ▲1.17%
NAFTA 99.59 ▼2.82%
ARI 4,423 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $78,944 ▲ +2.18% ETH $2,617 ▲ +7.27% XRP $1.3979 ▲ +2.48% SOL $103.6800 ▲ +3.61%
S&P 500 7,668 ▲1.01 % DOW 52,537 ▲0.91 % NASDAQ 26,386 ▲1.17 % NAFTA 99.59 ▼2.82 % ARI 4,423 ▲0.37 % S&P 500 7,668 ▲1.01 % DOW 52,537 ▲0.91 % NASDAQ 26,386 ▲1.17 % NAFTA 99.59 ▼2.82 % ARI 4,423 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Bota

OpenAI po shqyrton “ngadalësimin” e zhvillimit të IA-së të avancuar

NJU JORK, 11 shtator /ATSH-AA/ – Kompania amerikane e inteligjencës artificiale OpenAI po shqyrton ngadalësimin e zhvillimit të modeleve më të avancuara.

Siç raporton Bloomberg, drejtori ekzekutiv i kompanisë OpenAI, Sam Altman, u tha punonjësve gjatë një takimi të fundit se organizata mund të ngadalësojë ritmin e zhvillimit.

Altman shprehu shpresën se laboratorët e tjerë të inteligjencës artificiale do të koordinoheshin për masa të ngjashme, megjithëse theksoi se disa konkurrentë mund të refuzojnë t’i bashkohen një nisme të tillë.

Diskutimet vijnë në një kohë kur punonjësit e kompanive kryesore të teknologjisë po ngrenë alarmin për rreziqet e mundshme të sistemeve të avancuara autonome, duke shtuar vëmendjen ndaj kësaj çështjeje në të gjithë industrinë.

OpenAI, krijuesi i ChatGPT-së, tashmë ka ngadalësuar disa pjesë të procesit të zhvillimit të modeleve dhe ka ndalur disa procese të brendshme të trajnimit për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Sipas raportit të Bloomberg, kompania nuk pranoi të komentonte mbi takimin e brendshëm.

Ngadalësimi i qëllimshëm vjen pas konsultimeve mes drejtuesve të OpenAI-t dhe zyrtarëve qeveritarë. Në muajin korrik, Altman bëri të ditur se kishte zhvilluar bisedime me Shtëpinë e Bardhë lidhur me nevojën për të kontrolluar ritmin e përparimit të inteligjencës artificiale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.