☁️
Tiranë 11°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,802 ▼ -1.34% ETH $2,380 ▼ -1.14% XRP $1.2895 ▼ -2.8% SOL $102.2600 ▼ -2.19%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kronika

Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

Policia e Tiranës dhe Krujës ka vijuar operacionin për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të Krujës, ku deri më tani janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 5 mijë rrënjë kanabis.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj raporton se lënda narkotike ishte kultivuar në afro 100 parcela të ndryshme, secila me nga 50 deri në 100 bimë kanabisi. Parcelat janë evidentuar gjatë kontrolleve intensive në terren, të zhvilluara nga efektivët e angazhuar në operacion.

Deri në këtë fazë nuk raportohet për persona të arrestuar, por policia ka identifikuar disa individë që dyshohet se posedonin dhe administronin parcelat e kanabisit. Ata janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Në operacion janë angazhuar 15 grupe policore, ndërsa kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Autoritetet synojnë jo vetëm asgjësimin e bimëve narkotike, por edhe identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.