🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,754 ▲2.02%
DOW 54,214 ▲1.95%
NASDAQ 26,654 ▲2.86%
NAFTA 75.72 ▼5.75%
ARI 4,138 ▲1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $64,336 ▲ +0.63% ETH $1,877 ▲ +0.33% XRP $1.0771 ▼ -0.43% SOL $74.3300 ▲ +0.39%
S&P 500 7,754 ▲2.02 % DOW 54,214 ▲1.95 % NASDAQ 26,654 ▲2.86 % NAFTA 75.72 ▼5.75 % ARI 4,138 ▲1.15 % S&P 500 7,754 ▲2.02 % DOW 54,214 ▲1.95 % NASDAQ 26,654 ▲2.86 % NAFTA 75.72 ▼5.75 % ARI 4,138 ▲1.15 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Kosova

Operacioni i IPK-së, arrestohen tre zyrtarë policorë

Tre zyrtarë policorë janë arrestuar në një operacion të zhvilluar sot nga organet e rendit në Kosovë, nën dyshimet për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Sipas njoftimit të Inspektorati Policor i Kosovës, operacioni është udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me IPK-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion.

Gjatë aksionit janë shoqëruar në objektin e IPK-së katër zyrtarë policorë të dyshuar.

“Pas intervistimit tre zyrtarë policorë janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, kurse ndaj një zyrtari tjetër rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Operacioni është realizuar në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas IPK-së, gjatë operacionit janë bastisur pesë persona zyrtarë dhe dy persona civilë, të cilët dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me disa vepra penale.

Hetimet ndaj katër zyrtarëve policorë po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit”.

Ndërkaq, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë të përfshirë në këtë rast.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë pritet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin”, thuhet tutje në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.