☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,210 ▲ +0.64% ETH $2,515 ▲ +3.03% XRP $1.3539 ▲ +1.26% SOL $102.2000 ▲ +3.21%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE: Importet e energjisë për 2015 kushtuan 88 milionë euro

 cccccOperatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) shpenzoi për importet e energjisë 88 milionë euro gjatë këtij viti, sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) dhe nga të dhënat e kompanisë OSSHE.
Vlera mujore e importit llogaritet në rreth 7 milionë euro. Shpenzimet më të larta për importe u shënuan në muajt janar dhe shkurt përkatësisht me 11.6 dhe 10.1 milionë euro, ndërsa vlerat më ulta në muajt maj dhe qershor respektivisht, me 3.8 dhe 4.7 milionë euro.
Modeli aktual i tregut të energjisë e detyron OSHEE të importojë nga jashtë energji për të mbuluar humbjet e energjisë në rrjet. Por duke qenë se niveli i tyre është reduktuar ndjeshëm kjo sjellë ka edhe uljen e shpenzimeve të OSHEE për import. Të dhënat e fundit tregojnë se në gjatë periudhës 11-mujore, humbjet regjistruan nivelin e 30.9%, me reduktim në masën 6.8% në raport me 2014-n (37.8%) dhe 13.1% me 2013-n (44.1%).
OSHEE i ka përballuar importet e energjisë me fondet e veta, duke lënë të paprekur kontigjencën në buxhet prej 3 miliardë lekësh të këtij viti. Si 11-mujor, kompania ka arkëtuar në total 59.4 miliardë lekëve një rritje 39% se 11-mujori i vitit 2014.
Vetëm nga reduktimi i humbjeve në rrjet Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka kursyer 54 milionë euro në periudhën janar-tetor 2015, në raport me një vit më parë. Nga të dhënat e OSHEE, 38 milionë euro janë si efekt i uljes fizike te humbjeve dhe 9 milionë euro janë kursyer nga çmimi më i ulët ne bursa i krahasuar me te njëjtën periudhe te vitit 2014 dhe 7 milionë si efekt i zbatimit te marrëveshjes midis KESH – OSHEE.
cccc

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.