☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.94 ▲0.04%
ARI 4,074 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,813 ▲ +0.82% ETH $2,348 ▲ +1.11% XRP $1.3277 ▲ +2.08% SOL $101.2300 ▲ +0.34%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.94 ▲0.04 % ARI 4,074 ▼0 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.94 ▲0.04 % ARI 4,074 ▼0 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE: PD po tenton të frenojë procesin e rimëkëmbjes së OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike.

OSHEE sqaron se, “Kompania “Kronos”, si shumë subjekte të tjera ka marrë pjesë në procedurat e garës për investimet në rrjetin e shpërndarjes. Çdo procedurë ka ndjekur me rigorozitet përcaktimet ligjore, në një proces krejtësisht transparent dhe online, mbikëqyrur nga Agjencia e Prokurimeve Publike. Fakt ky i pranuar edhe nga Partia Demokratike e cila publikon në media pikërisht të dhënat që i akseson çdokush online tek faqja zyrtare e Agjencisë së Prokurimeve Publike”.

Sipas OSHEE, “kjo kompani ka rezultuar fituese në disa prej garave ku ka marrë pjesë ndërsa vlera financiare e kontratave, përndryshe nga sa pretendon PD, nuk është 11 miliard lekë por rreth 1/3 e kësaj shume”.

“Gjatë gjithë procesit të garave të zhvilluara, përpara, gjatë apo pas konkurimit nuk ka patur asnjë ankesë nga ndonjë palë e subjekt i interesuar. Të gjitha kontratat janë lidhur përmes procedurës së tenderimit dhe shpallja e fituesit është bërë publike, sikurse është vepruar edhe me projektet e tjera”, thekson OSHEE.

Ndërkaq, vijon OSHEE, “kompania “Kronos” rezulton të ketë patur vijimësi kontratash me Operatorin e Shpërndarjes madje fluksin më të madh të punimeve të kryera e ka në periudhën 2006-2013, kohë kur Partia Demokratike ishte në pushtet”.

“OSHEE vlerëson se përmes spekulimeve të vazhdueshme e të qëllimshme, Partia Demokratike po tenton të frenojë procesin e rimëkëmbjes së Operatorit të Shpërndarjes. OSHEE garanton se nuk do të tërhiqet për asnjë moment nga objektivi për ligjshmëri në konsumin e energjisë elektrike. Pavarësisht spekulimeve, tashmë të përditshme të opozitës,

OSHEE është e fokusuar plotësisht në kryerjen e investimeve aq të domosdoshme që garantojnë përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji të qytetareve”, përfundon reagimi i OSHEE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.