☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.96 ▲0.06%
ARI 4,076 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,870 ▲ +1.09% ETH $2,349 ▲ +1.55% XRP $1.3247 ▲ +2.55% SOL $101.2100 ▲ +0.84%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.96 ▲0.06 % ARI 4,076 ▲0.02 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.96 ▲0.06 % ARI 4,076 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE: Pesë herë më pak ankesa për mbifaturimet e energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), bën të ditur se, për periudhën janar-prill 2016, janë depozituar rreth 300 ankesa nga abonentët në rajonin e Elbasanit, për mbifaturimet e vitit 2016, ku përfshihet Elbasani, Gramshi, Librazhdi, Peqini dhe Përrenjasi.

Sipas OSHEE-s, gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, (janar-prill 2015), janë depozituar 1600 ankesa për faturimin e periudhës 2007-2014. Ose krahasur me 4 mujorin e vitit 2016, numri mesatar i ankesave të depozituara për faturimin gjatë këtij 4-mujori, është 4 ankesa në ditë ose 5 herë më i ulët se 4-mujori i 2015-s.

Nëse përllogarisim numrin e faturave të lëshuara për periudhën janar-prill në rajonin e Elbasanit, rreth 317 mijë, në raport me 107 mijë abonentë aktivë që ka ky rajon, rezulton se vetëm 0.1 për qind e faturave janë ankimuar pranë zyrave të kujdesit ndaj klientit të OSHEE-së.

Lidhur me ankesat, OSHEE ka zgjidhur gati 92 për qind të numrit total të tyre depozituar në zyrat tona dhe për 20 për qind të ankesave ka kthyer përgjigje negative.

OSHEE thekson se për çdo rast të evidentuar për mbifaturim, ka marrë masa ndëshkimore ndaj lexuesve, gjithashtu ka sistemuar të gjitha rastet e konstatuara të drejta.

Nga ana tjetër, OSHEE u bën thirrje të gjithë abonentëve të cilëve u është refuzuar ankesa pas shqyrtimit e verifikimit korrekt nga ana e specialistëve tanë, të kryejnë pagesat e faturave të ankimuara, me qëllim që të mos penalizohen si debitorë ndaj kompanisë.

OSHEE i ben thirrje subjekteve politike të distancohen nga thirrjet antiligjore për refuzim të pagesave të energjisë elektrike. Kompania OSHEE është e vendosur ta konsolidojë ligjshmërinë në konsumin e energjisë elektrike, ndaj koha kur energjia konsiderohej si një mall pa zot ka marrë fund.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.