☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.16% ETH $2,260 ▲ +0.24% XRP $1.2496 ▼ -0.17% SOL $94.6500 ▼ -1.7%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Osmani reagon pas vendimit në Hagë: UÇK-ja, pjesa më krenare e historisë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se lufta çlirimtare mbetet, sipas saj, pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës.

“UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht!”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka përmendur viktimat e luftës në Kosovë, duke theksuar se mbi 13 mijë njerëz janë vrarë gjatë luftës, ndërsa rreth 10 mijë prej tyre, sipas saj, ishin civilë. Osmani ka theksuar gjithashtu se më shumë se 1 mijë e 500 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

Në reagimin e saj, ish-presidentja ka përmendur edhe dhunimet seksuale, torturat, vrasjen e fëmijëve dhe krime të tjera të kryera gjatë luftës, duke kritikuar Serbinë për mohimin e krimeve dhe për atë që ajo e cilëson si mungesë të drejtësisë për viktimat.

Osmani ka thënë se populli i Kosovës u ngrit kundër këtyre krimeve dhe e ka përshkruar UÇK-në si “ushtrinë e popullit të Kosovës”.

“Sot e përgjithmonë, do ta mbrojmë drejtësinë e luftës sonë çlirimtare”, ka deklaruar Osmani, duke e mbyllur reagimin me theksin se shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës është amanet i përbashkët. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.