🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 05 May 2026
S&P 500 7,201 ▼0.41%
DOW 48,942 ▼1.13%
NASDAQ 25,068 ▼0.19%
NAFTA 102.80 ▼3.4%
ARI 4,581 ▲1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
₿ CRYPTO
BTC $81,272 ▲ +2.91% ETH $2,388 ▲ +2.02% XRP $1.4127 ▲ +1.25% SOL $85.2300 ▲ +1.37%
S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 102.80 ▼3.4 % ARI 4,581 ▲1.06 % S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 102.80 ▼3.4 % ARI 4,581 ▲1.06 %
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
05 May 2026
Breaking
Ekonomia

“Pagë lufte” për çdo të regjistruar me ose pa rrogë në biznesin e vogël/ 1.57 miliardë lekë për 60 440 persona

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “çdo i regjistruar me apo pa pagë si i vetëpunësuar nga familja në biznes të vogël, do të marrë një ‘pagë lufte’ dhe shuma 710 milionë lekë të reja e pagave të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin në kohë lufte do të bëhet 1.57 miliardë lekë të reja, do të japim dyfishin e shumës së deklaruar”.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë Kryeministri Rama tha se “do kompensohen të gjithë të punësuar apo të vetëpunësuarit në një biznes të vogël që nuk punojnë dot sot për shkak të luftës, pavarësisht se në kohë paqeje shumë syresh figurojnë si të punësuar pa pagë në biznesin e tyre familjar. Këta janë 60 440 persona që nuk do ti lëmë vetëm”.

“Sot kam dhënë miratimin për disbursimin e mbështetjes financiare mujore për periudhën e luftës të atyre mes jush që e kanë edhe hallin më të madh se ne të tjerët, të punësuar apo vetëpunësuar që kanë ndalur punën, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike, apo të papunë të asistuar nga shteti. Në regjistrat e shtetit shuma e pagave mujore të deklaruara në biznesin e vogël është 731 milionë lekë të reja. Por në regjistrin e deklarimeve mujore shpeshherë paga e vetme e deklaruar në shtet nga një biznes i vogël është ajo e kryefamiljarit, e cila përgjithësisht deklarohet në kufijtë e pagës minimale, rruga e shkurtër dhe më thjeshta në këtë rast do të ishte të thoshim: “Dakord, po i japim kryefamiljarit pagën minimale të deklaruar nga ai vetë dhe jemi në rregull me aritmetikën e regjistrit të pagave të deklaruara të atyre që sot nuk punojnë për shkak se u është mbyllur biznesi””, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “710 milionë lekë janë pagat e deklaruara nga biznesi i vogël, aq po shpërndajmë edhe ne me logjikën e ligjit, jemi në rregull, kemi shlyer detyrimin tonë. Por ka një shprehje të bukur populli, kur thotë “I takon me ligj dhe me zakon”, e pra ne dimë që ka shumë familje të vetëpunësuara, ku shembulli tipik është që kryefamiljari deklaron pagën e tij minimale, por bashkëshorten e deklaron të punësuar pa pagë”.

“Mirë ligji, po zakoni si e do në këtë luftë, se jemi të gjithë një familje e madhe, jo me fjalë por me fakt? Prandaj nuk mund të mjaftohemi me aritmetikën e numrit të të vetëpunësuarve me pagesë të vetëdeklaruar, që sot nuk punojnë për shkak të mbylljes së aktivitetit. Ne do të shkojmë përtej këtij numri, në mënyrë që të gjitha qelizat familjare të këtij vendi, të cilat nuk po funksionojnë normalisht dhe ushqehen nga biznesi i vogël që është mbyllur, që të mos u mungojë, jo e gjitha ajo që kanë në kohë paqeje, por e gjithë ajo që ne, familja e madhe, mund të bëjmë për ta në këtë kohë lufte. Ja pse ne do t’ia japim edhe gruas së atij kryefamiljari që përmenda më lart, pagën e luftës”, – tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.