☁️
Tiranë 30°C · Vranët 21 July 2026
S&P 500 7,508 ▲0.87%
DOW 52,223 ▲0.74%
NASDAQ 25,832 ▲1.27%
NAFTA 84.46 ▲2.4%
ARI 4,089 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,311 ▲ +1.8% ETH $1,920 ▲ +1.43% XRP $1.1578 ▲ +4.03% SOL $77.7500 ▲ +0.44%
S&P 500 7,508 ▲0.87 % DOW 52,223 ▲0.74 % NASDAQ 25,832 ▲1.27 % NAFTA 84.46 ▲2.4 % ARI 4,089 ▲1.82 % S&P 500 7,508 ▲0.87 % DOW 52,223 ▲0.74 % NASDAQ 25,832 ▲1.27 % NAFTA 84.46 ▲2.4 % ARI 4,089 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Politika

Paketa e Maleve në Theth/ Ervin Demo: Një mundësi për të zhvilluar vendin prej nga vini

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka deklaruar nga Thethi se Paketa e Maleve është një mundësi “për të zhvilluar vendin prej nga vjen secili prej jush”.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se “Paketa e Maleve” është një mundësi reale për të zhvilluar vendin prej nga vjen secili.

“Tani në fakt edhe kryetari e përmendi me të drejtë, sot është një ditë shumë e rëndësishme për atë çfarë në fakt ne kemi muaj që punojmë për paketën e maleve. Ne vijmë atje në vendin ku paketa e maleve është konceptuar duke referuar problematikave që ka pasur zona”, u shpreh Demo.

Ministri theksoi se vetëm në raundin e parë të thirrjeve janë përzgjedhur 11 përfitues të parë, ndërsa procesi vazhdon edhe me aplikantët e tjerë që po trajtohen nga Bashkia Shkodër. Ai njoftoi se ditën e nesërme qeveria do të miratojë zonat e reja prioritare për këtë bashki.

Demo falënderoi të gjithë sipërmarrësit që besojnë te puna dhe te e drejta e pronësisë.

“Unë dua të falënderoj të gjithë ata të cilët besojnë te puna, besojnë tek e drejta e tyre mbi pronësinë, besojnë tek mundësia që ata kanë për të zhvilluar vendin nga ata vijnë. Dhe kjo është arsyeja që këtu sot, në fakt kaq shumë aplikantë të cilët besojnë te historia e suksesit që po ndodh në çdo cep të Shqipërisë”, nënvizoi ai.

Ai vuri në dukje se suksesi vjen nga mundi i sipërmarrësve dhe nga ndryshimet infrastrukturore që po bëhen në zonë, duke përmendur veçanërisht rrugën e Dukagjinit që do të lidhë Thethin me Tropojën, duke rritur fluksin e turistëve në veri të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.