☁️
Tiranë 25°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,553 ▼0.74%
DOW 50,866 ▼0.86%
NASDAQ 26,782 ▼1.15%
NAFTA 96.07 ▲2.46%
ARI 4,467 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $65,950 ▼ -2.56% ETH $1,828 ▼ -5.17% XRP $1.2187 ▼ -1.65% SOL $72.8000 ▼ -5.61%
S&P 500 7,553 ▼0.74 % DOW 50,866 ▼0.86 % NASDAQ 26,782 ▼1.15 % NAFTA 96.07 ▲2.46 % ARI 4,467 ▼1.17 % S&P 500 7,553 ▼0.74 % DOW 50,866 ▼0.86 % NASDAQ 26,782 ▼1.15 % NAFTA 96.07 ▲2.46 % ARI 4,467 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kronika

Panairi ‘flet’ shqip në RMV, 55 botues nga rajoni, për herë të parë në Shkup

Mijëra tituj, dhjetëra botues dhe katër ditë të dedikuara librit shqip. Për herë të parë, Shkupi do të jetë nikoqir i “Panairit të Librit Shqip 2026”, një ngjarje që synon të mbledhë në një vend botuesit dhe dashamirët e librit nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

Nga 4 deri më 7 qershor, Sheshi Skënderbe do të shndërrohet në qendrën e promovimit të librit shqip, me ekspozita, promovime, takime me autorë dhe aktivitete të tjera kulturore.

“Një panair që grumbullon rreth 55 botues nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Botues që do të sjellin mijëra tituj nga më të mirët dhe më të rinjtë që i kanë në dispozicion. E kemi vlerësuar si një panair shumë të nevojshëm për Çairin dhe për Shkupin bashkë me kolegët bashkëorganizatorë si Komunë e Çairit, duke patur parasysh edhe gjendjen e librit edhe situatat aktuale dhe gjithçka që ka të bëjë me librin dhe leximin në përgjithësi”, tha Muhamed Murtezi – Kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit.

Përveç shitjes dhe promovimit të librave, aktiviteti do të shoqërohet edhe me debate, bashkëbisedime mes autorëve dhe lexuesve, si dhe ngjarje të tjera kushtuar kulturës dhe leximit.

Panairi po organizohet në bashkëpunim mes Komunës së Çairit dhe Institutit të Librit dhe Promocionit nga Tirana. Sipas organizatorëve, interesimi i botuesve ka qenë i madh, ndërsa pjesëmarrja e tyre pritet ta shndërrojë Shkupin në një pikëtakim të rëndësishëm të botës shqiptare të librit.

“Ky panair do të jetë ndër aktivitetet më të rëndësishme kulturore që kemi si Institut i Librit dhe Promocionit. E kemi vlerësuar jashtëzakonisht shumë këtë iniciativë të Komunës së Çairit për të mbajtur panairin në zemër të Shkupit. Në këtë panair do të marrin pjesë botuesit më të mëdhenj shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe entuziazmi i tyre ishte i dukshëm kur i njoftuam se do të bëhemi bashkë këtu për të folur në gjuhën tonë të bukur shqipe”, theksoi Irena Toçi – Drejtore e Institutit të Librit dhe Promocionit.

Botuesit vlerësojnë se panairi krijon një mundësi të re për forcimin e lidhjeve kulturore mes shqiptarëve në rajon, por edhe për afrimin e brezave të rinj me librin në një kohë kur leximi po përballet me sfida të shumta.

“Është një e vërtetë e madhe që në Shkup ka botues shqiptarë profesionistë, që kanë qenë gjithmonë bashkëpunues në të gjitha eventet që i kemi bërë në shtetet e tjera shqiptare në rajon. Tani është radha e botuesve të tjerë shqiptarë për ta kthyer këtë borxh”, shtoi Fatmir Toçi – Shtëpia Botuese “Toena”.

Me pjesëmarrjen e botuesve nga tre shtete dhe me mijëra tituj në ofertë, organizatorët synojnë që ky aktivitet të mos mbetet vetëm një ngjarje katërditore. Synimi i tyre është që Panairi i Librit Shqip në Shkup të kthehet në një traditë të përvitshme dhe në një adresë të rëndësishme për librin shqip në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.