☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,630 ▲ +0.14% ETH $2,253 ▲ +0.81% XRP $1.2548 ▲ +0.32% SOL $96.0500 ▲ +0.86%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Boterori

Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë dhe kontakton Guardiola

Paolo Maldini ka pranuar ofertën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) për t’u bërë drejtor teknik i kombëtares. Në komandën e tij do të jetë edhe Leonardo, i emëruar si këshilltar; të dy kanë qenë bashkëlojtarë dhe kanë punuar shkurtimisht te Milan. Maldini kishte refuzuar më parë disa oferta, kryesisht nga jashtë, pas përjashtimit nga Gerry Cardinale në 2023.

Sipas sports.yahoo, një nga hapat e parë të Maldinit ishte një takim informal me Pep Guardiola për të vlerësuar disponueshmërinë e tij.

Presidenti i ri i FIGC e ka bindur Maldinin të marrë një rol të gjërë organizativ: ai do të udhëheqë Club Italia dhe do të mbikëqyrë të gjitha ekipet e moshave, me qëllim të ndërtimit të një strukture të qëndrueshme sportive dhe përgatitjes për kualifikimin në Botërorin 2030.

Zyra e re do të shqyrtojë edhe emrat për trajnerin e kombëtares; Roberto Mancini dhe Antonio Conte janë kandidatë kryesorë, ndërsa mund të zgjerohet lista përfshirë Stefano Piolin, Andrea Pirlon dhe Thiago Mottan. Ekziston gjithashtu mundësia e kontakteve me Didier Deschamps pas përfundimit të Kampionatit Botëror, nëse ai largohet nga Franca.

Megjithëse eksperienca e Maldinit si drejtor nuk është pa kritika, emërimi i tij konsiderohet një arritje për federatën; ndërtimi i një projekti katërvjeçar dhe zgjedhja e trajnerit të duhur do të jenë vendimtarë për rikthimin e skuadrës në nivelet më të larta, raporton sports.yahoo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.