☁️
Tiranë 19°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $79,869 ▼ -2.16% ETH $2,311 ▼ -3.95% XRP $1.2721 ▼ -3.03% SOL $100.2200 ▼ -4.22%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Partia Konservatore fituese në zgjedhjet parlamentare në Britani, reagimet e liderëve botërorë

Partia konservatore e Boris Johnson-it arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet e së enjtes, dhe reagimet e liderëve botërorë nuk vonuan të mbërrijnë.

Sipas anketës dalëse të përbashkët të BBC, Sky News dhe ITV pas përfundimit të votimit në ora 22:00 sipas kohës lokale, partia e kryeministrit Boris Johnson ka siguruar 368 vende, ndërsa Partia Laburiste e Jeremy Corbyn 191.

Ndërkaq, Partia Kombëtare Skoceze ka siguruar 55 ulëse në parlamentin me gjithsej 650 vende, kurse Liberal Demokratët 13, Partia e Gjelbër 1 dhe partitë e tjera rajonale 22 vota.

Për Donald Trump, triumfi i Xhonsonit nënkupton se  Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë të lira të vulosin një marrëveshje të re “masive” pas Brexit.

“Kjo marrëveshje ka potencialin të jetë shumë më e madhe dhe më fitimprurëse se çdo ujdi që mund të bëhet me BE. Festoni për Borisin, ” ka shkruar në Twitter presidenti amerikan.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se blloku është i gatshëm të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë, por i bëri thirrje Londrës të punojë me mirëbesim. Ai shtoi se Brukseli shpreson për një votim të shpejtë parlamentar britanik mbi tërheqjen nga blloku.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e përgëzoi kryeministrin britanik për atqë ajo e cilësoi si një “fitore të jashtëzakonshme”. Pres me padurim të punoj me ju, për miqësinë dhe bashkëpunimin e fortë midis kombeve tona, ishte mesazhi i saj.

Ndaj këtij zhvillimi të rëndësishëm reagoi dhe ministri i jashtëm izraelit, Israel Katz, i cili foli për një “fitore të vlerave” ndaj antisemitizmit. Ai i së enjtes konsiderohet si rezultati më i mirë i konservatorëve prej disa dekadash. Shumica absolute i mundëson kryeministrit, Boris Johnson që të kalojë në parlament marrëveshjen e negociuar së fundmi me BE.

Me këtë Britania e Madhe sipas të gjitha gjasave do të dalë nga Bashkimi Europian në 31 janar. Para përkrahësve ai u shpreh se qeveria e tij ka marrë një “mandat të fuqishëm për ta përfunduar Brexit”. Johnson premtoi se “do ta çojë vendin përpara dhe do të fokusohet tek prioritetet e popullit britanik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.