☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,680 ▼0.83%
DOW 52,023 ▼0.3%
NASDAQ 26,272 ▼1.65%
NAFTA 98.64 ▲2.22%
ARI 4,181 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,382 ▼ -0.9% ETH $2,429 ▼ -0.23% XRP $1.3056 ▼ -2.38% SOL $103.8900 ▼ -1.62%
S&P 500 7,680 ▼0.83 % DOW 52,023 ▼0.3 % NASDAQ 26,272 ▼1.65 % NAFTA 98.64 ▲2.22 % ARI 4,181 ▲0.25 % S&P 500 7,680 ▼0.83 % DOW 52,023 ▼0.3 % NASDAQ 26,272 ▼1.65 % NAFTA 98.64 ▲2.22 % ARI 4,181 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kosova

Pas 27 vjetësh pritjeje, rivarroset Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj

Pas 27 vjetësh pritjeje, Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj, është rivarrosur të premten në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.

Rrecaj ishte rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë nga forcat serbe më 19 prill 1999, ndërsa mbetjet mortore të tij u identifikuan pas më shumë se dy dekadash.

Në ceremoninë e rivarrimit morën pjesë familjarë, miq, bashkëveprimtarë dhe përfaqësues institucionalë, të cilët nderuan jetën, veprën dhe kontributin e tij për lirinë e Kosovës.

Para ceremonisë së rivarrimit, në organizim të Komunës së Skenderajt, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” u mbajt akademia përkujtimore, ndërsa homazhe pranë arkivolit u bënë në Sallën Sportive “Ilaz Kodra”.

Idriz Rrecaj ishte mësues, inxhinier i bujqësisë dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai kontribuoi në organizimin e rezistencës, në arsimin shqip, në pajtimin dhe solidaritetin ndërmjet shqiptarëve, si dhe në mbështetjen e luftës çlirimtare.

Për kontributin e tij, në vitin 2019 u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Rrecaj ishte njëri nga 23 bashkëqytetarët e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe më 19 prill 1999, në rastin e njohur si zhdukja me dhunë e “Grupit të Intelektualëve”.

Me rastin e rivarrimit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka shprehur solidaritet me familjen Rrecaj dhe me të gjitha familjet që ende presin të mësojnë fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

Komisioni ka falënderuar institucionet dhe profesionistët që kontribuuan në gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore të Rrecajt, duke vlerësuar gjithashtu qëndresën dhe angazhimin e vazhdueshëm të familjeve dhe shoqatave të tyre në kërkim të së vërtetës.

Në fund, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka ritheksuar përkushtimin për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.