☁️
Tiranë 18°C · Vranët 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,382 ▲ +0.44% ETH $2,316 ▲ +1.36% XRP $1.4218 ▲ +2.38% SOL $93.4500 ▲ +5.61%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
09 May 2026
Breaking
Kronika

Pas 8 muajsh, merr fund misteri! U zhduk në Pukë, biznesmeni italian Davide Pecorelli është gjallë

Davide Pecorelli, biznesmeni që u zhduk rreth 8 muaj më parë në Shqipëri është gjallë. Sipërmarrësi italian u rishfaq në bregdetin e Livornos në një gomone të mbytur pranë një ishulli.
Babai i tij, Renato Pecorelli foli për mediat italiane duke thënë: “Sapo ta shoh, do ta përqafoj dhe më pas do t’i tërheq veshët.” Ndër të tjera, zbuloi se lajmin e mrekullueshëm ia dha ish gruaja e Pecorellit, me të cilin kishte komunikuar në telefon.

“Unë po shpresoja për të, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë. Ajo më tha se kishte folur me Daviden dhe se ai është mirë, tani mezi po pres ta shoh përsëri, kështu që ai do të më thotë çfarë ndodhi”, tha babai.

Mbi 8 muaj pa asnjë të re, pika e kthesës së gjurmëve për Davide Pecorellin ishte më 17 shtator. Babai i 4 fëmijëve, Pecorelli ishte zhdukur në Pukë në Shqipëri, ku erdhi për një udhëtim pune për të takuar edhe pronarin e një qendre bukurie.

Historia e Davide, veçanërisht në muajt e parë pas zhdukjes së tij ngriti shumë pista hetimi dhe bëri që policia italiane të vijë në Shqipëri për të mësuar detaje rreth tij. 45-vjeçari, i cili erdhi në Shqipëri më 3 Janar, mori më qira një automjet tip “Skoda Fabia”, udhëtoi drejt Vlorës, më pas shkoi në Shkodër dhe bëri një ndalesë në Pukë. Që prej 6 janarit u zhdukën gjurmët e tij, ndërsa në automjetin krejtësisht të djegur u gjetën sende personale që dyshohet t’i përkasin biznesmenit.

Mbetet ende për tu sqaruar se çfarë ndodhi në muajt e fundit me të, ndërsa Pecorelli pritet të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Perugias.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.