☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,504 ▼0.45%
DOW 52,925 ▼0.25%
NASDAQ 25,819 ▼1.16%
NAFTA 73.87 ▲4.87%
ARI 4,068 ▼2.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,170 ▼ -1.69% ETH $1,740 ▼ -1.94% XRP $1.0833 ▼ -3.54% SOL $77.3400 ▼ -4.52%
S&P 500 7,504 ▼0.45 % DOW 52,925 ▼0.25 % NASDAQ 25,819 ▼1.16 % NAFTA 73.87 ▲4.87 % ARI 4,068 ▼2.16 % S&P 500 7,504 ▼0.45 % DOW 52,925 ▼0.25 % NASDAQ 25,819 ▼1.16 % NAFTA 73.87 ▲4.87 % ARI 4,068 ▼2.16 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Kosova

Pas certifikimit të zgjedhjeve, afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nis nga nesër

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga nesër fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese për krijimin e institucioneve të reja.

Eugen Cakolli ka KDI, ka bërë të ditur se afati 30-ditor për mbajtjen dhe përmbylljen e seancës konstituive të Kuvendit nis më 9 korrik dhe përfundon më 7 gusht 2026.

“Me certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, prej nesër fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese për krijimin e institucioneve të reja”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, seanca konstituive duhet të thirret nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa nëse kjo nuk ndodh brenda afatit të paraparë, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30-të.

“Afati 30-ditor për mbajtjen dhe përmbylljen e suksesshme të seancës konstituive të Kuvendit fillon nesër, më 9 korrik dhe përfundon më 7 gusht 2026”, ka deklaruar ai.

Cakolli ka sqaruar se para seancës konstituive duhet të mbahet edhe një takim përgatitor me kryetarët e 15 subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvend.

“Kjo mbledhje mbahet jo më vonë se pesë ditë para seancës konstituive dhe shërben për përgatitjen e rendit të ditës dhe caktimin e vendeve ku do të ulen deputetët në sallë, sipas subjekteve politike”, ka shkruar Cakolli.

Seancën konstituive, deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, do ta drejtojë deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga LVV, i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi nga KDTP.

Sipas Cakollit, rendi i punës është i përcaktuar paraprakisht.

Kryetari i Kuvendit propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti më i madh parlamentar, dhe duhet të marrë së paku 61 vota. Në rast se kandidati nuk zgjidhet pas tri tentimeve, duhet të propozohet kandidat tjetër.

Pas zgjedhjes së kryetarit, Kuvendi vazhdon me zgjedhjen e pesë nënkryetarëve, të cilët propozohen nga subjektet më të mëdha parlamentare dhe përfaqësuesit e komuniteteve.

“Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë zgjedhur Kryetari dhe të pesë nënkryetarët”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka sqaruar gjithashtu se vetëm pas konstituimit të plotë të Kuvendit hapen procedurat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.

“Këto procedura nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën dhe as Kushtetuta, as aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk e kushtëzojnë formimin e Qeverisë me zgjedhjen paraprake të Presidentit”, ka përfunduar Cakolli. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.