Raportim Live
–>18:59, 8 Maj 2026

Berisha mbërrin në selinë blu

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në ambientet e selisë blu, pak para nisjes së protestës.

E teksa protesta është lajmëruar të jetë paqesore dhe pa fjalime, ende nuk dihet skenari i plotë i tubimit.

<!–>

–>

<!–>

–>

<!–>

–>

<!–>18:57, 8 Maj 2026

PD-ja, në përgatitje për “kryengritjen paqësore”

–><!–>

–>

Foto ilustruese nga protestat e mëparshme të PD-së

Këtë të premte, 8 maj 2026, Partia Demokratike mban protestën e radhës përpara Kryeministrisë.
Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha, në deklaratat e mëparshme për shtyp, e ka cilësuar këtë protestë si “kryengritje paqesore”.

Policia e Shtetit ka marrë masat e nevojshme, ndërsa u ka bërë thirrje protestuesve për respektimin e kufijve të lejes së protestës dhe zbatimin e ligjit gjatë zhvillimit të tubimit. Sipas kreut të Policisë së Shtetit Skënder Hita, protesta është e autorizuar vetëm në hapësirën e përcaktuar në bulevard, ndërsa çdo devijim nga itinerari i miratuar do të sjellë ndërhyrjen e strukturave ligjzbatuese.
Nga ora 23:45 e datës 7 maj deri në përfundim të tubimit, është bllokuar lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit, nga zona e njohur si Ura e Dajtit deri te rruga “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 e datës 8 maj deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në segmentin nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te Sheshi Nënë Tereza.

Kufizime do të ketë gjithashtu edhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Dy ditë më parë, kreu i demokratëve Sali Berisha mblodhi grupin parlamentar për të diskutuar mbi protestën e sotme, duke iu bërë deputetëve thirrje që çdo minutë t’ja kushtojnë asaj.

“Jemi në prag të 8 majit, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për opozitën shqiptare dhe për shqiptarët. Ndaj edhe një herë në mënyrën më të vendosur, bëj thirrje që çdo minutë, çdo orë, t’ja kushtojmë përgatitjes së këtij akti të kryengritjes paqësore të 8 majit, si mesazhi më i rëndësishëm që ne u përcjellim shqiptarëve në kushtet kur përpiqen me të gjitha mjetet t’i dekurajojnë.”, shprehej Berisha.

Duke iu drejtuar deputetëve, lideri demokrat kërkoi nga ata angazhim për ta kthyer PD-në në forcën kryesore që punon për të ardhmen e vendit.

<!–>

–>

<!–>

–>

<!–>

download app

–>