☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,622 ▼1.27%
DOW 52,058 ▼0.54%
NASDAQ 25,605 ▼2.21%
NAFTA 104.24 ▲2.2%
ARI 3,934 ▼2.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,830 ▼ -4.52% ETH $2,218 ▼ -4.81% XRP $1.2313 ▼ -4.74% SOL $94.5400 ▼ -6.22%
S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 % S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, PS: Treni ka ikur!

Partia Demokratike kërkon zgjatjen e afateve sa i takon Komisionit për Reformën Territoriale, me diskutime të mëtejshme mes palëve. Këtë e konfirmoi edhe bashkëkryetari demokrat në këtë komision, Luçiano Boçi.

“Puna duhet të vazhdojë në seanca dëgjimore”, ishte apeli i tij.

Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të PS, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se kërkesa e PD për zgjatjen e afateve nuk pranohet, duke theksuar se kanë ‘humbur trenin’.

“I ngjan kërkesës së një udhëtari që ka humbur trenin para një jave. Kishit ardhur këtu në datë 16, e kishim diskutuar. Pse munguat në datë 16? Treni ka ikur, e keni humbur, biletë tjetër nuk ka”, iu përgjigj socialisti Taulant Balla, duke theksuar se ky proces nuk mund të kthehet mbrapsht.

Gjatë turit të takimeve nëpër qytete PD dhe PS nuk kanë pasur dakordësi sa i takon Reformës Territoriale. Teksa PS shprehet për një numër më të vogël bashkish, një tkurrje, në funksion të shërbimit të qytetarëve, opozita shprehet për të kundërtën, një zgjerim të numrit të bashkive.

E teksa demokratët janë ulur në tryezë për të ndryshuar reformën e vitit 2014, të cilën e konsiderojnë të dështuar, për socialistët ndarja e re duhet t’i shërbejë edhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Socialistët dhe demokratët duhet të dakordësojnë hartën e re administrative deri në muajin korrik, kohë kur përfundon edhe afati i komisionit të posaçëm të reformës territoriale. Edhe pse këtë të enjte, 23 korrik, është seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, duket se ende nuk ka një dakordësi me PD dhe PS.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.