☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 94.35 ▲2.38%
ARI 4,297 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,740 ▼ -2.79% ETH $2,670 ▼ -2.72% XRP $1.4877 ▼ -7.63% SOL $114.2900 ▼ -3.14%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 94.35 ▲2.38 % ARI 4,297 ▼0.49 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 94.35 ▲2.38 % ARI 4,297 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Bota

PEKIN – Kina dërgon 5 mijë sisteme diellore në Kubë në mes të krizës energjetike

PEKIN, 24 shtator /ATSH-AA/ – Një ngarkesë e re me 5 mijë sisteme diellore për familje, të dhuruara nga Kina, ka mbërritur në Kubë për të furnizuar me energji elektrike objektet publike dhe familjet në zonat e largëta, njoftuan autoritetet kubaneze dhe kineze.

Me këtë dërgesë, donacioni i Kinës arrin në gjithsej 200 kontejnerë me pajisje diellore. Sistemet do të shpërndahen në 169 komunat e vendit, me përparësi familjet rurale dhe objektet jetike.

Dërgesa vjen pas një donacioni të mëparshëm prej 5 mijë sistemeve fotovoltaike, të dërguara nga Kina në nëntor 2025.

Kuba po përballet me krizë të rënduar energjetike, me ndërprerje të përsëritura të energjisë në mbarë vendin dhe mungesa të karburantit që kanë prekur termocentralet e vjetra. Rrjeti energjetik i ishullit pësoi një tjetër kolaps mbarëkombëtar javën e kaluar.

Kriza është përkeqësuar nga kufizimet amerikane ndaj furnizimit me naftë për Kubën. Në janar, presidenti amerikan Donald Trump autorizoi tarifa ndaj mallrave nga vendet që i sigurojnë naftë ishullit, përfshirë edhe përmes vendeve të treta.

Washingtoni ka forcuar sanksionet ndaj subjekteve të lidhura me qeverinë kubaneze, përfshirë masa që prekin sektorin energjetik. Autoritetet kubaneze kanë fajësuar presionin amerikan për përkeqësimin e krizës.

Dërgesa mbërrin ndërsa presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në një vizitë shtetërore në SHBA nga 23 deri më 25 shtator, vizita e tij e parë në Washington që nga viti 2015. Xi pritet të takohet sot me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi çështjet dypalëshe dhe globale.

Kina mban lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Kubën dhe ka bërë thirrje vazhdimisht për përfundimin e kufizimeve ekonomike, tregtare dhe financiare të SHBA-së ndaj ishullit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.