☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.51 ▼1.24%
ARI 4,037 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,292 ▼ -1.6% ETH $2,326 ▼ -1.91% XRP $1.2929 ▼ -2.86% SOL $100.6300 ▼ -2.38%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

PEKIN – Kina dhe Rusia nisin manovrat e përbashkëta detare në Paqësor

PEKIN, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Kina dhe Rusia nisën sot manovrat e tyre vjetore detare pranë brigjeve kineze, ndërsa Pekini zhvilloi gjithashtu një provë me një raketë strategjike në oqeanin Paqësor.

Sipas autoriteteve kineze, dy operacionet nuk duket se kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Pekini dhe Moska janë partnerë të rëndësishëm diplomatikë dhe ekonomikë, ndërsa bashkëpunimi mes tyre është forcuar vitet e fundit nga synimi i përbashkët për të ofruar një alternativë ndaj asaj që e konsiderojnë dominimin e Shteteve të Bashkuara  të Amerikës në rendin botëror.

Dy vendet organizojnë prej shumë vitesh stërvitje të përbashkëta ushtarake, të cilat po ndiqen me vëmendje dhe dyshim nga një numër shtetesh, veçanërisht perëndimore, në sfondin e luftës në Ukrainë.

Sipas Ministrisë kineze të Mbrojtjes, stërvitjet e quajtura “Joint Sea-2026” nisën në qytetin port të Qingdaos me ushtrime të komandimit dhe koordinimit taktik.

Më pas, flotat detare të Kinës dhe Rusisë do të zhvillojnë në ujërat përreth ushtrime zbulimi, mbrojtjeje ajrore dhe kundërraketore, si edhe qitje stërvitore me municion të vërtetë.

Pas përfundimit të manovrave, një pjesë e forcave detare të të dy vendeve do të kryejë patrullime të përbashkëta në një zonë të oqeanit Paqësor, megjithëse autoritetet nuk kanë bërë të ditur vendndodhjen e saktë.

Ndërkohë, marina kineze njoftoi sot lëshoi nga një nëndetëse me energji bërthamore një raketë strategjike me rreze të gjatë veprimi drejt Paqësorit.

Sipas Pekinit, raketa nuk mbante kokë bërthamore dhe nuk është e qartë nëse ky test lidhet me manovrat përbashkëta me Rusinë.

Manovrat “Joint Sea” zhvillohen rregullisht që nga viti 2012.

Edicioni i këtij viti do të zgjasë nga 6 deri më 13 korrik dhe zhvillohet më pak se dy muaj pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Kinë.

Gjatë asaj vizite, presidenti Putin e cilësoi nivelin e marrëdhënieve dypalëshe si “të paprecedentë”, ndërsa presidenti kinez Xi Jinping i përshkroi ato si “të palëkundura”. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.