🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲0%
ARI 4,008 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,356 ▼ -0.02% ETH $2,336 ▼ -0.13% XRP $1.2930 ▲ +0.13% SOL $101.3000 ▲ +0%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲0 % ARI 4,008 ▲0 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲0 % ARI 4,008 ▲0 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Pence pritet të kundërshtojë thirrjen e gjykatës në procesin kundër ish-presidentit Trump

Ish-nënpresidenti republikan i SHBA-së, Mike Pence, pritet ta kundërshtojë një thirrjeje të jurisë së madhe për të dëshmuar në lidhje me përpjekjet e Donald Trumpit për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi për këtë duke u mbështetur në informacionet e një burimi anonim të afërt me nënpresidentin.

Zoti Pence pritet të thotë se duke qenë edhe kreu i Senatit, ai ishte gjithashtu pjesë e legjislativit dhe kjo, sipas nënpresidentit e mbron atë nga disa kërkesa të Departamentit të Drejtësisë. Zoti Pence pritet të përdorë këtë arsyetim në vend të asaj se ai gëzonte privilegjin ekzekutiv si nënpresident i atëhershëm, tha burimi.

Një përfaqësues i zotit Pence nuk iu përgjigj kërkesës për koment mbi vendimin e tij për të kundërshtuar kërkesën e prokurorit të posaçëm, Jack Smith.

Zoti Smith, prokuror i pavarur politik dhe ish-prokuror i krimeve të luftës, po heton përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, të cilat përfshinin sulmin vdekjeprurës të mbështetësve të ish presidentit Trump më 6 janar 2021, kundër Kapitolit ndërsa Kongresi u mblodh për të certifikuar fitoren e demokratit Joe Biden.

Shefi i stafit të zotit Pence, Marc Short, dhe Greg Jacob, i cili ishte këshilltari kryesor ligjor i ish-nënpresidentit, së bashku me ish avokatë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë janë paraqitur më parë para jurisë së madhe që tani drejtohet nga prokurori Smith.

Një komision i posaçëm tani i shpërndarë i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin, kërkoi gjithashtu dëshmi nga zoti Pence, por ai nuk u paraqit. Paneli në fund u bëri thirrje prokurorëve federalë të akuzojnë zotin Trump për katër krime, përfshirë kryengritjen.

Ish-Presidenti Trump, i cili ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, i ka quajtur hetimet pjesë të një gjuetie të vazhdueshme politike shtrigash. Ish-nënpresidenti Pence i cili raportohet se po peshon vetë shpalljen e kandidaturës për president u ka kërkuar republikanëve që të mos merren më me humbjen e zgjedhjeve të vitit 2020./VOA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.