🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲0%
ARI 4,008 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,605 ▲ +0.19% ETH $2,346 ▲ +0.19% XRP $1.3000 ▲ +0.39% SOL $101.7900 ▲ +0.27%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲0 % ARI 4,008 ▲0 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲0 % ARI 4,008 ▲0 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
26 Tet 2026
Breaking
Bota

BULLGARI – Iliana Jotova kryeson në zgjedhjet presidenciale

SOFJE, 25 tetor /ATSH – AA/- Presidentja aktuale Iliana Jotova ka siguruar numrin më të madh të votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Bullgari, duke kryesuar ngushtë ndaj ish-kryeministrit në detyrë Andrey Gjurov, treguan eksitpollet.

Jotova ka marrë 36,5 për qind të votave, ndërsa Gjurov renditet pas saj me 32,4 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia e sondazheve Trend, të cituara nga agjencia e lajmeve BTA.

Diferenca e ngushtë mes dy kandidatëve kryesorë ishte më e vogël se sa kishin parashikuar agjencitë e sondazheve para zgjedhjeve.

Rezultatet sugjerojnë një garë të ngushtë, ndërsa rezultati përfundimtar do të varet nga numërimi zyrtar i votave.

Sipas sistemit zgjedhor të Bullgarisë, një kandidat presidencial duhet të sigurojë më shumë se 50 për qind të votave të vlefshme, me kusht që pjesëmarrja në votime të jetë mbi 50 për qind e votuesve të regjistruar, për të fituar në raundin e parë.

Nëse asnjë kandidat nuk i përmbush këto kushte, të dielën e ardhshme, më 1 nëntor, do të mbahet raundi i dytë mes dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.