🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲0%
ARI 3,515 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $61,007 ▲ +1% ETH $1,724 ▲ +2.18% XRP $0.9272 ▼ -0.31% SOL $70.4400 ▼ -0.14%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Rama: Shqipëria nuk do ta pengojë integrimin e RMV në BE, Mickoski kërkon ndërtimin e besimit për ndryshimet kushtetuese

Rama thotë se deklarata e tij për ndryshimet kushtetuese është nxjerrë nga konteksti, ndërsa Mickoski thekson se çështja mund të tejkalohet përmes ndërtimit të besimit, me punë dhe projekte që lidhin vendet.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se deklarata e tij e disa ditëve më parë lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe futjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë është nxjerrë nga konteksti, raporton Alsat. Rama theksoi se ai nuk përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë së Veriut, ndërsa premtoi se Shqipëria kurrë nuk do ta pengojë anëtarësimin e vendit në BE.

“Asnjëherë nuk do t’ia lejoja vetes që t’i tregoja Qeverisë apo popullit të Maqedonisë së Veriut se çfarë duhet të bëjë”, deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

“Kam shtuar që kjo veto mund të hiqet duke plotësuar këtë kusht dhe normalisht unë e kam të vështirë të shikoj një rrugë tjetër, por është thjeshtë opinion i im. Nuk i jap askujt leksione dhe kurrën e kurrës Shqipëria nuk do të bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, theksoi Rama.

Kryeministri Mickoski theksoi se çështja e brendshme për ndryshime kushtetuese mund të tejkalohet nëpërmjet ndërtimit të besimit. “Ato janë çështje të brendshme të një shteti, kuptohet që ne jemi të vetëdijshëm për realitetin, nuk e injorojmë realitetin dhe gjithashtu jemi konstruktiv dhe ofrojmë gjithmonë zgjidhje për tejkalimin e kësaj sfide”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

“Që një proces të jetë pozitiv, nevojitet besim. Ndërsa besimi ndërtohet me punë dhe projekte që na lidhin. Njëri prej atyre projekteve që na lidh është pikërisht korridori 8 që i lidh tre vendet edhe Shqipërinë edhe Maqedoninë edhe Bullgarinë”, theksoi Mickoski.

Futja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është bërë shkas për bllokimin e procesit integrues të vendit në Bashkimin Evropian, pasi është bërë pjesë e kornizës negociuese. Ndërkohë që BE-ja insiston të kryhet detyrimi, Maqedonia e Veriut kërkon garanci shtesë që këto ndryshime të jenë të fundit sa i përket çështjeve bilaterale me Bullgarinë. Megjithatë, garanci të tilla nuk jepen, thekson Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.