☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,519 ▲0.61%
DOW 50,462 ▼0.23%
NASDAQ 26,656 ▲1.19%
NAFTA 93.71 ▼2.99%
ARI 4,508 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,040 ▼ -1.86% ETH $2,075 ▼ -2.19% XRP $1.3317 ▼ -1.97% SOL $83.8700 ▼ -2.24%
S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 93.71 ▼2.99 % ARI 4,508 ▼0.34 % S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 93.71 ▼2.99 % ARI 4,508 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Politika

Përfundon Konferenca e 8-të Ndërqeveritare; Rama: Rekord hapja e kapitujve brenda 11 muajve, të kesh BE-në nga ana jote do të thotë se ia del, dhe ne do t’ia dalim

Pas përfundimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, e mbajtur ditën e sotme në Bruksel, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, dhe zëvendësministren qipriote për Çështjet Evropiane, Marilena Raouna. Gjatë këtij komunikimi, kreu i qeverisë shqiptare paraqiti një bilanc të procesit negociues dhe reformave të ndërmarra në kuadër të shtetndërtimit.

Kryeministri vlerësoi ecurinë e përshpejtuar të bisedimeve teknike, duke theksuar harmonizimin e plotë të vendit me parimet evropiane, të cilën ai e cilësoi metaforikisht si një “dashuri pa kushte”.

“Kemi thyer një tjetër rekord dhe kemi arritur një gur kilometrik. Çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve. Ndihemi të inkurajuar, por edhe me më shumë përgjegjësi sepse e dimë që nuk është fundi, por fillimi i fundit. Duhet të bëjmë më tepër punë,” deklaroi Kryeministri Rama, duke vendosur theksin te sfidat që e presin administratën publike në fazën pasuese.

Treguesit ekonomikë dhe kapacitetet administrative

Në një analizë të progresit të arritur ndër vite, Rama prezantoi shifra konkrete lidhur me zhvillimin makroekonomik të vendit dhe rritjen e standardit të pagave, duke i konsideruar këto elemente si themelin e procesit të integrimit.

“Sot kemi një vend i cili ka një PBB me 27 miliardë euro, ka një pagë mesatare 912 euro në tregun privat dhe më shumë se 1 mijë euro në sektorin publik, pasi e nisëm me 300 euro pagën bazë. Administrata jonë është e angazhuar dhe e aftë si kurrë më parë. Ky është themeli për pjesën tjetër: për paga më të mira, vende pune, investime etj.,” specifikoi kreu i qeverisë.

Reforma në Drejtësi dhe roli i Komisionit Evropian

Një vëmendje e veçantë gjatë fjalës së tij iu kushtua funksionimit të shtetit të së drejtës dhe asgjësimit të kulturës së pandëshkueshmërisë. Ai e cilësoi sistemin aktual të drejtësisë si më të pavarurin në historinë e shtetit shqiptar, ndërsa vlerësoi asistencën e vazhdueshme të institucioneve të Brukselit në këtë transformim.

“Kemi një sistem drejtësie të pavarur që është më i pavaruri në historinë e tij. Kishte një kulturë pandëshkueshmërie që duket sikur ishte shekuj më parë, por ishte vetëm pak kohë më parë,” theksoi Rama, duke përfunduar me një vlerësim për strukturat e BE-së: “Falënderoj Komisionin sepse është një kujdestar i vërtetë që na ndihmon në çdo hap se çfarë të bëjmë dhe si ta bëjmë. Ky është një proces shtetndërtues. Është sfida më e madhe me të cilën përballemi. Të kesh BE-në nga ana jote do të thotë se ia del, dhe ne do t’ia dalim.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.