☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.50 ▼5.42%
ARI 4,546 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,732 ▲ +0.96% ETH $2,136 ▲ +0.88% XRP $1.3703 ▲ +0.83% SOL $86.1100 ▲ +1.92%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Përfundon takimi Rama-Meta në “Vilën 30”, Ahmetaj: Reforma në Drejtësi sipas udhëzimeve të ‘Venecias’

meta-rama1-350x195-1Pas rreth 2 orësh ka përfunduar takimi i krerëve të mazhorancës qeverisëse mbajtur pasditën e të premtes në “Vilën 30″.

Në takim ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryetari Kuvendit, njëherazi Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kreu i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ministrat Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Edmond Panarit si dhe  krerët e grupeve parlamentare PS-LSI, si dhe deputeti i LSI, Spartak Braho.

Gjatë takimit mësohet se është folur për prioritet e qeverisë në fushën ekonomisë dhe drejtësisë veçanërisht.

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj në dalje të takimit, ka bërë të ditur se tematika kryesore ka qenë e lidhur me çështjet ekonomike dhe veçanërisht bujqësia.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe reformën në drejtësi, ministri Ahmetaj u tregua i rezervuar.

AI tha se çështja do të jetë një “ekskluzivitet” i Komisionit të Venecias, pasi qeveria do të ndjekë të gjitha udhëzimet e këtij institucioni partner. “Folëm për prioritet e qeverisë. Folëm për çështjet të bujqësisë. Besoj se do jetë vetë Ministri Panariti që do të flas për këtë. Folëm edhe për çështje të tjera. Reforma në Drejtësi do të bëhet në bazë të të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe kështu edhe për pjesë të tjerat që prekin këtë aspekt”.

Në takim, shtoi Ahmetaj, rakorduam punët e qeverisë e cila ka korrur rezultate të mira.

Takimi vjen 24-orë pas diskutimeve të ashpra në kuvend, lidhur me ngritje e këtij institucioni kaq të rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit tek zyrtarët e lartë. Partia Demokratike ka kërkuar dhe këmbëngul se institucioni nuk duhet të jetë në varësi të qeverisë, teksa mazhoranca lobon që ky institucion fillimisht të jetë në varësi të qeverisë e më tej të kalojë në ngarkim të prokurorisë pas reformës në drejtësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.