⛅
Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,660 ▼0.3%
DOW 51,153 ▼0.64%
NASDAQ 26,781 ▼0.15%
NAFTA 90.51 ▼2.26%
ARI 4,189 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,133 ▼ -0.32% ETH $2,676 ▼ -0.07% XRP $1.5202 ▲ +1.56% SOL $118.3700 ▼ -0.31%
S&P 500 7,660 ▼0.3 % DOW 51,153 ▼0.64 % NASDAQ 26,781 ▼0.15 % NAFTA 90.51 ▼2.26 % ARI 4,189 ▲0.5 % S&P 500 7,660 ▼0.3 % DOW 51,153 ▼0.64 % NASDAQ 26,781 ▼0.15 % NAFTA 90.51 ▼2.26 % ARI 4,189 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

PD, Bardhi reagon ndaj vendimit të Kushtetueses për Avokatin e Popullit: Gjykata shtrembëroi faktet dhe kronologjinë e ngjarjeve

Gjykata Kushtetuese rrëzoi njëzëri kërkesën e paraqitur nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kundërshtonin zgjedhjen e Endri Shabanit në detyrën e kreut të Avokatit të Popullit. Përmes kësaj kërkese, opozita kërkonte verifikimin e zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë së tij me ushtrimin e funksionit, si dhe shfuqizimin e vendimit përkatës të Kuvendit.

Pas shpalljes së vendimit, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi në rrjetet sociale, duke akuzuar trupën gjykuese për manipulim të fakteve procedurale. Marrjen e këtij vendimi Bardhi e cilësoi si një akt politik, ndonëse konfirmoi se opozita do ta respektojë atë nga pikëpamja kushtetuese.

“Në çdo rast, çfarëdo lloj vendimi që do të merrte Gjykata Kushtetuese, ne do ta respektonim si të detyrueshëm për zbatim sipas Kushtetutës. Por mashtrimin publik nuk e respektojmë dot; përkundrazi, e përbuzim me përçmim. Dënoj me forcë shtrembërimin e fakteve dhe provave nga Gjykata Kushtetuese. Një gjykatë që deformon faktet, humbet besueshmërinë.”, deklaroi Bardhi.

Kundërshtimi i kronologjisë procedurale

Pika kryesore e debatit lidhet me datat e tërheqjes së mbështetjes politike për kandidaturën. Sipas arsyetimit publik të Gjykatës Kushtetuese, tërheqja e mbështetjes nga PD-ja nuk kishte më efekte ligjore pasi kishte kaluar faza e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve dhe kalimi i kandidaturës për votim në seancë plenare.

Nga ana e tij, Bardhi prezantoi një kronologji alternative të dokumentuar, sipas së cilës tërheqja e mbështetjes nga grupi parlamentar është bërë përpara mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.

“Grupi Parlamentar i PD-së ka tërhequr mbështetjen në datën 5 dhjetor 2025, përmes shkresës nr. 3853 Prot., datë 05.12.2025. Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve ende nuk kishte bërë atë që Gjykata thotë se e kishte bërë: verifikimin e kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Verifikimi nga Komisioni i Ligjeve është bërë në mbledhjen publike të Komisionit në datën 9 dhjetor 2025, pra 4 ditë pas tërheqjes së mbështetjes.”, tha Bardhi.

Akuzat për mungesë transparence

Në përmbyllje të reagimit të tij, përfaqësuesi i opozitës u shpreh se shmangia e shqyrtimit të çështjes në një seancë plenare publike dëmton parimet e shtetit të së drejtës dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë.

Sipas PD-së, refuzimi për të hapur procesin për publikun ishte një përpjekje për të mbuluar shkeljet procedurale gjatë votimit në Kuvend.

“Mashtrimi publik i Gjykatës Kushtetuese për akte dhe fakte që janë të njohura botërisht, lehtësisht të verifikueshme, justifikon edhe arsyet jokushtetuese të Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar kërkesën tonë që çështja të shqyrtohej në seancë plenare publike, transparente. Një Gjykatë që i shmanget transparencës dhe që mashtron opinionin publik mbi fakte të njohura publikisht, nuk bën drejtësi, por politikë. Kjo është thjeshtë e papranueshme për një shtet ligjor”, deklaroi Bardhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.