☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.89 ▼0.64%
ARI 4,016 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $61,054 ▼ -2.58% ETH $1,622 ▼ -2.56% XRP $1.0760 ▼ -2.94% SOL $68.1200 ▼ -2.04%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.89 ▼0.64 % ARI 4,016 ▲0.18 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.89 ▼0.64 % ARI 4,016 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
25 Jun 2026
Breaking
Kronika

Përplasja me armë zjarri në Bushat në 2024-ën, SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit “Bajri”

SPAK ka marrë të pandehur këtë të premte, 15 maj, të pandehur tre anëtarë të grupit “Bajri”, lidhur me përplasjen me armë zjarri të ndodhur në gusht të vitit 2024 në Bushat.

Të pandehur janë marrë Samuel Troshani, Izmir Sakica dhe Franko Leka. Ndërkohë, Aleksander Prendi, është anëtari i katërt, nga grupi rival.

Prokuroria e Posaçme i akuzon për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy a më shumë personave, mbetur në tentativë”, “mbajtje pa leje të armeve luftarake”, “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal”.

Ngjarja ndodhi më 23 gusht të vitit 2024 në fshatin Rrenxa të Bushatit. Sipas SPAK personat nën hetim bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, si një grup i strukturuar kriminal janë nisur me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.

Ata kanë qenë të armatosur dhe sipas hetimeve dhe provave ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, të cilët janë banorë të kësaj zone.

Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.