☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,996 ▼ -0.12% ETH $2,247 ▲ +0.45% XRP $1.1709 ▼ -2.03% SOL $90.0400 ▼ -0.03%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Përplasja për Zvërnecin – Muça: Duhet të kemi kujdes, protesta mund të instrumentalizohet

Analisti Flogert Muça ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se sensibiliteti i lartë publik rreth çështjes së Zvërnecit rrezikon të instrumentalizohet, duke u bërë pre e interesave të caktuara.

Muça theksoi nevojën për kujdes të madh nga ana e qytetarëve dhe aktorëve politikë, që protesta të mos degjenerojë në anarki që mund t’i shërbejë interesave të jashtme.

“Instrumentalizohet sensibiliteti dhe mungesa e informacionit që nuk e japin këta. Po e them në kuptimin mazhoranca nga parti politike, patjetër nga konkurrenca biznesi, patjetër nga shtete dashamirë që na duan të mirën”, – tha Muça.

Ai u referua në një raport të Institutit Idea (Instituti për Demokraci dhe Asistencë) për Ballkanin Perëndimor 2025, sipas të cilit aktorë të huaj të lidhur me interesa ruse, kineze dhe rajonale shfrytëzojnë rregullisht temat mjedisore, etnike dhe kulturore për të koordinuar fushata dezinformimi në vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë.

“Sipas raportit, mjedisi është ndër vektorët më të preferuar sepse mobilizon emocione legjitime të qytetarëve dhe e bën shumë të vështirë dallimin midis aktivizmit autentik dhe operacioneve të orkestruara”, shtoi analisti.

Muça u shpreh se beson se protesta aktuale për Zvërnecin është e sinqertë dhe jo e provokuar deri tani, por paralajmëroi se situata mund të ndryshojë:“Unë e besoj xhenuin këtë protestë. Nuk është e provokuar deri tani, por tani mund të instrumentalizohet. Prandaj them që duhet të kemi kujdes: të protestojmë që të hiqet gardhi dhe të ketë transparencë të plotë, por të mos shkojmë në limite që të shkaktojmë anarki brenda vendit për interesa të tjera”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.