☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,668 ▼0.12%
DOW 53,434 ▼0.27%
NASDAQ 26,071 ▼0.31%
NAFTA 82.79 ▲0.52%
ARI 4,648 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,062 ▼ -1.11% ETH $2,445 ▼ -0.52% XRP $1.3772 ▼ -6% SOL $96.1900 ▼ -1.41%
S&P 500 7,668 ▼0.12 % DOW 53,434 ▼0.27 % NASDAQ 26,071 ▼0.31 % NAFTA 82.79 ▲0.52 % ARI 4,648 ▼0.98 % S&P 500 7,668 ▼0.12 % DOW 53,434 ▼0.27 % NASDAQ 26,071 ▼0.31 % NAFTA 82.79 ▲0.52 % ARI 4,648 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Politika

Përplasje mes Ramës e Vuçiqit në konferencën për shtyp

Sherri nisi kur kryeministri shqiptar foli për draftin e Statutit të Asociacionit, të cilin Rama ia ka dorëzuar presidentit francez dhe kancelarit gjerman.

Rama u shpreh se Draftin për Statutin e komunave me shumicë serbe ia kishte çuar “kumbarëve të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës”, duke iu referuar Francës dhe Gjermanisë, gjë që solli dhe reagimin me tone të ashpra të presidentit serb, transmeton Telegrafi.

Vuçiqi  tha se në Serbi vetë i zgjedhin kumbarët e tyre, duke shtuar se “vetëm Serbia mund të propozojë Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sepse kështu është sipas Marrëveshjes së Brukselit”.

Kjo përplasje ka bërë që presidenti serb të heq kufjet nga veshi dhe menjëherë ta mbyll konferencën për shtyp.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmbylli të premten turin dyditor ballkanik me vizitën në Serbi, ku u takua me presidentin Aleksandër Vuçiq lidhur me Procesin e Berlinit. Më herët dje, kryeministri Rama vizitoi Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi, ku u prit nga autoritetet e larta shtetërore.

Kryeministri Edi Rama nisi dje turin dyditor në vendet e Ballkanit Perëndimor me vizita në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë dhe takime me zyrtarë të lartë të këtyre vendeve. Në 16 tetor 2023, Tirana do të presë samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.