☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Përurohet “Skënderbej”, koncert në sheshin simbol të shqiptarëve

Plot 100 vite nga krijimi, sheshi “Skënderbej”, vendi simbol i shqiptarëve merr një pamje të re.
Sot në darkë u përurua shndërrimi i këtij sheshi, për të cilin u deshën 10 muaj punë për të krijuar një hapësirë pedonale prej 28 mijë metrash katrore. Sheshi “Skënderbej” mori këtë emër në vitin 1913 dhe në një shekull ka pësuar shumë ndryshime.
Bashkia e Tiranës mban një koncert festiv madhështor në përurimin e sheshit, ndërsa me mijëra njerëz janë mbledhur në të, ku pritet të interpretojnë edhe shqiptarë arbëreshë.
Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoj të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për ndërtimin e sheshit, ndërsa zbuloi se Bashkia ka marrë edhe një ftesë nga bienalja e Çikagos.
“Jemi të ftuar ta prezantojmë këtë shesh në bienalen e Çikagos, si një nga modelet më të bukura të arkitekturës moderne në botë”, tha Veliaj.
Ndërkohë, në ceremoninë përuruese foli edhe kryeministri Rama, i cili tha se është hera e parë për të në politik që nuk shkruan një fjalim. Rama tha se sheshi “Skënderbej” është përfaqëson me shkëlqimin më të fortë rilindjen urbane.
“Ky sot është sheshi i shqiptarëve, i Amerikës së vogël të pas viteve të 90, i Tiranës së tironësve.  Ky është sheshi që e përfaqëson me shkëlqimin më të fortë rilindjen urbane. Demokracinë që lidhet me qytetin, njeriun jo thjesht si një qenie me barkë, por si individ me emocione, ambicie dhe shpresash, shoqërinë jo si tufë, por si bashkësi ëndrrash.  Ky nuk është sheshi i pushtetit, ky shesh është një piramidë e ulur ku qendrën e ka në mes. Çdo qytetar mund të shkojë të qëndrojë në majë të piramidës, për një moment vendimtar për fatet e veta. Për mikroklimën e sheshit, ky shesh është hapësira me mikroklimën më ideale dhe këtë do ta shijojmë si ditën dhe natën. Ky është një shesh që rri mbi ujë.  Ky shesh rrethohet me një kurorë të gjelbër, e cila është një tërësi pemësh dhe bimësh nga të gjitha trojet që jetojnë shqiptarët. Ky nuk është sheshi i të fortëve, por i atyre qytetarëve të mirë”, tha në fjalën e tij Kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.