Politika

Plani i Tiranës në KKT, Rama: Ambicia jonë, hapësirë e madhe këmbësore

Plani i ri urbanistik i Tiranës do të aprovohet në Këshillin Kombëtar të Territorit duke nisur zbatimin e tij. Kryeministri Edi Rama tha se ambicia është që kryeqytetit në 2030 të jetë me hapësirën më të madhe këmbësore ndër kryeqytetet e Evropës Lindore.

“Ambicia është që kryeqyteti ynë i 2030 të jetë kryeqyteti me hapësirën më të madhe këmbësore ndër kryeqytetet e Europës Lindore, me 2 milionë pemë më shumë, ku infrastruktura vendoset jo vetëm në funksion të zhvillimit ekonomik por dhe në funksion të bashkëjetesës shoqërore për të cilën Tirana ka aq shumë nevojë për shkak të mungesave të mëdha në gjithë këto vite të hapësirave të përbashkëta dhe të mjediseve ku individi është qytetar”, tha Rama.

Për kryeministrin, plani është një adoptim i inteligjencës së territorit duke shfrytëzuar më së miri potencialet e territorit dhe duke “mirëkuptuar traditën, kohën e zhvillimit dhe mëndësinë në këtë territor. Është një plan në kuptiomin e plotë të fjalës për qytetin dhe qytetarët”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button