☁️
Tiranë 14°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 85.87 ▲2.62%
ARI 3,703 ▲3.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,755 ▲ +1.72% ETH $1,730 ▲ +2.35% XRP $0.9804 ▲ +2.61% SOL $73.2200 ▲ +3.26%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.87 ▲2.62 % ARI 3,703 ▲3.88 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.87 ▲2.62 % ARI 3,703 ▲3.88 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Politika

“Po e kursej se është lojtare e mirë dominoje”- Braçe: TVSH e paguan konsumatori! Tabaku: Ligjet shkruhen në zyrat e bizneseve!

Përplasjet në Kuvend vijojnë edhe pas mbi 12 orësh nga starti i seancës së sotme, teksa batutat në këtë mbrëmje nuk i kurseu as deputeti i PS, Erion Braçe.

Ky i fundit replikoi me Tabakun në lidhje me TVSH për profesionistët e lirë dhe bizneset e vogla.

“Do ta kursej Tabakun se është lojtare shumë e mirë dominojë, sport që ushtrohet shumë nëpër lagje, që ka në bazë llogaritjet. E kursej për këtë gjë dhe do të thoja se është gënjeshtër e madhe që 17500 biznese të vogla që hyjnë në regjimin e TVSH. Nuk është e vërtetë, është një numër shumë i kufizuar.

Do t’i thuash të pushojë apo t’ja ngec dopiogjashtën (qesh). Nuk është e vërtetë që TVSH e paguajnë profesionistët e lirë dhe biznesi i vogël, e paguajnë konsumatorët. Një mik i zonjës ishte regjistruar me xhiro mbi 100 mijë euro dhe nuk i kishte ndodhur gjë, ishte shumë mirë. Nuk e kishte rënduar TVSH.

Bujqësia po paguan akcizën, nga 1 janari do ta bëjë pa taksën e qarkullimit. Për 7 vite me radhë bujqit e morën naftën pa lekë farë nuk u trajtuan asnjëherë si profesionistë të lirë. Se e keqja bën lajm, jo e mira. Ky është standardi i të gjithë dominoxhinjve në këtë sallë dhe jashtë saj”, u shpreh Braçe.

Kurse Tabaku tha:

“E keni bërë këtë parlament të mbrojë ligje që mbrojnë interesa personale, jemi në nivelin e kapjes së shtetit. Ligjet shkruhen në zyrat e bizneseve, për interesat e veçanta. Nëse do të ketë vjedhje me lezet, është kjo që i bëhet shqiptarëve me paketën që miratohet sot”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.