🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.15 ▼1.1%
ARI 4,136 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,682 ▲ +3.43% ETH $2,431 ▲ +5.79% XRP $1.3105 ▲ +2.87% SOL $96.2700 ▲ +3.62%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.15 ▼1.1 % ARI 4,136 ▲1.54 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.15 ▼1.1 % ARI 4,136 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Poezitë e Lasgush Poradecit kthehen në këngë nga kantautori Xhon Jesku

Poezitë e pavdekshme të Lasgush Poradecit, si “Më zu një mall”, “Malli”, “U patmë nisur”, “Vallja e Yjeve”, “Ku shtrohet vala” dhe “Poradeci”, janë bërë burim frymëzimi për kantautorin pogradecar Xhon Jesku, i cili ka krijuar gjashtë këngë të reja të mbështetura në lirikat e poetit të madh.

Sipas vetë artistit, kjo është një punë e vështirë dhe një përgjegjësi e madhe, pasi kthimi i vargjeve të Lasgushit në tinguj kërkon ndjeshmëri artistike dhe respekt maksimal për veprën e lirikut të madh shqiptar.

Pjesë e koncertit “Valsi i Yjeve” ishte edhe vajza e Lasgush Poradecit, Maria Gusho, e cila e ndoqi koncertin me emocione të forta. Ajo u shpreh e lumtur që Xhon Jesku ka gjetur frymëzim në krijimtarinë e babait të saj dhe ka sjellë një interpretim të ri muzikor të poezive të tij.

Një nga poezitë e përzgjedhura, “Poradeci”, është punuar me synimin që të shndërrohet në himnin e qytetit dhe të bëhet pjesë e aktiviteteve dhe eventeve të ndryshme kulturore të Pogradecit. Kjo nismë synon të afrojë brezat e rinj me trashëgiminë poetike të Lasgush Poradecit dhe ta mbajë të gjallë frymën e tij artistike në jetën kulturore të qytetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.